Kevin Sekniqi në një takim për të mos u humbur në Startup Grind - Business Magazine Albania

Kevin Sekniqi në një takim për të mos u humbur në Startup Grind

20-05-2024 06:30:00 Join

Startup Grind mirëpret kësaj rradhe një sipërmarrës të suksesshëm që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kevin Sekniqi.

Mund të keni lexuar për të në Forbes, sepse Kevin Sekniqi renditet 30 under 30, si një prej drejtuesve të bizneseve më me ndikim nën moshën 30 vjeçare. Me pasion dhe njohuri të thelluara në fushën e teknologjisë, ai ka bashkëthemeluar kompaninë Avalabs. Produkti i kësaj kompanie, Avalanche, ngjan me Ethereum, por shkon përtej, duke ofruar jo vetëm mundësinë e shfrytëzimit të blockchain, por edhe të krijimit të tij nga biznese, apo grupe të interesuara.

Regjistrohuni këtu për të marrë biletën tuaj

Kevin është një sipërmarrës dhe investitor serial. Atij i pëlqen të ndërtojë teknologji dhe kompani të gjeneratës së ardhshme dhe financon njerëz të talentuar që punojnë në probleme të vështira, nga bioteknologjia/jetegjatësia te energjia bërthamore dhe nga infra blockchain tek llogaritja kuantike.

Mos e humbisni rastin të dëgjoni nga një udhëheqës i cili jo vetëm ndërton teknologji, por gjithashtu fuqizon krijuesit e së nesërmes.

Në qoftë nëse jeni një entuziast i teknologjisë, një sipërmarrës aspirues ose një investitor me përvojë, kjo është mundësia juaj për t’u lidhur me individë me të njëjtin mendim dhe për të fituar njohuri nga një prej liderëve të rinj më me ndikim të biznesit sot.

Mos mungoni në datë 20 maj, në orën 18.30 në Destil Creative Hub!

Regjistrohuni këtu për të marrë biletën tuaj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0