American Academy of Technology Tirana ka kënaqësinë t’ju ftojë në eventin “Girls in AI”, aktiviteti lançues i iniciativës së re Women in STEAM. Paneli do të zhvillohet të martën, më 22 prill, në orën 17:30, pranë ambienteve të American Academy of Technology Tirana në Tirana.
Ky event synon të nxisë diskutimin mbi mënyrën se si vajzat eksplorojnë dhe ndjekin studimet dhe karrierat në fushat STEAM, veçanërisht në inteligjencën artificiale dhe teknologji, si dhe të lidhë pjesëmarrësit me profesionistë që ndajnë përvoja reale dhe këshilla praktike.
Gjatë këtij takimi interaktiv, paneli do ta trajtojë temën nga tre këndvështrime: rrugët akademike drejt STEAM, lidershipi në sektorin e teknologjisë i ndërtuar mbi aftësi komunikimi dhe marrëdhënie njerëzore, si dhe karrierat e bazuara në ekspertizë të fortë teknike—duke prekur motivimet dhe sfidat në secilin drejtim. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të bëjnë pyetje dhe të angazhohen në një diskutim të shkurtër interaktiv, që synon të ndihmojë në formësimin e eventeve të ardhshme të kësaj serie.
Panelistët përfshijnë Donjeta Sahatciu dhe Sharon Mason.
Duke qenë se vendet janë të limituara, ju lutemi të regjistroheni paraprakisht nëpërmjet linkut:
https://forms.gle/eGTAmivsB59pcTFq7
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto