Employer Branding Academy nis trajnimet me 6 Prill - Business Magazine Albania

Employer Branding Academy nis trajnimet me 6 Prill

06-04-2021 Join

Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum.

Trajnimi online nis më datë 6 Prill 2021. Vende të limituara.

Çfarë është Employer Branding?

Kompania juaj ka një imazh punëdhënësi, pavarësisht nëse e keni kuptuar ju këtë gjë apo jo. Imazhi i punëdhënësit është identiteti i një kompanie. Dhe ndërkohë që zhvillohet epoka dixhitale, tërheqja e talenteve nga punëdhënësit bëhet jo vetëm më e vështirë, por edhe më e rëndësishme. Departamentet e Burimeve Njerëzore janë nën presion për të lundruar midis gjeneratave dhe teknikave të reja të rekrutimit.

Por, sa të aftë janë punëdhënësit/kompanitë për të tërhequr, rekrutuar dhe mbajtur punonjës idealë?

Për një promovim efektiv të imazhit, kompania mund të tërheqë punonjës aktualë dhe të ardhshëm vetëm nëse ka një strategji të vendosur. Strategjia e imazhit të punëdhënësit duhet të jetë e vërtetë, e besueshme, e rëndësishme dalluese dhe frymëzuese. EBA – Employer Branding Academy ndihmon pikërisht në ndërtimin dhe zbatimin e kësaj strategjie.

Pse Imazhi i Punëdhënësit është i rëndësishëm? >>> Imazhi i punëdhënësit ka të bëjë me përcaktimin dhe shprehjen e cilësive që do ta bëjnë kompaninë tuaj zgjedhjen ideale për talentin që ju nevojitet për të patur sukses. Dhe EBA – Employer Branding Academy, ju mbështet në çdo hap të rrugës duke ju ndihmuar të përktheni njohuritë e talenteve në propozime tërheqëse të punësimit dhe krijimin e strategjive të komunikimit, që do t’i bëjnë kandidatët më të mirë të trokasin në derën tuaj.

Pse UNIVERSUM?

Universum, ka mbi 30 vjet përvojë në lehtësimin e aftësisë të punëdhënësve për të tërhequr, rekrutuar dhe mbajtur punonjës idealë.

Si mund të ndihmojë biznesin tuaj Employer Branding Academy? >>>> Me ndihmën e një imazhi të fortë të punëdhënësit, kompania juaj do të jetë në gjendje të rrisë numrin e aplikantëve cilësorë, të ulë kostot tuaja për rekrutim dhe të diferencohet nga konkurrentët. Krijimi i një imazhi tërheqës të brendshëm dhe të jashtëm kërkon të kuptuarit e nevojave dhe dëshirave të talentit dhe kompanisë. Cilat janë pritjet në karrierë të talentit të sotëm? Cilat janë objektivat strategjike të kompanisë tuaj?

Ju mund t Ketu

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0