Event Ndërmjetësimi – Inovacioni si mjet për të arritur “Circular Tourism Destination” - Business Magazine Albania

Event Ndërmjetësimi – Inovacioni si mjet për të arritur “Circular Tourism Destination”


Fondacioni Balear i Innovacionit dhe Teknologjisë (Fundacio Bit), ju fton të merrni pjesë në eventin ndërkombëtar që do të organizohet në kuadër të edicionit të 14-të të Seminarit Ndërkombëtar të Inovacionit dhe Turizmit 2019, i cili do të mbahet në Palma de Mallorca, Spanjë më 28 – 29 Nëntor 2019.

Eventi përfshin realizimin e një seminari ndërkombëtar mbi Inovacionin dhe Turizmin. Ky event është një platformë për realizimin e debateve mbi propozimet për hulumtime dhe prezantimin e praktikave të mira të biznesit për të promovuar inovacionin në këtë sektor. Në çdo edicion analizohet një temë aktuale e interesit.

Edicioni i 14-të është prezantuar nën titullin “Inovacioni si mjet për të arritur Circular Tourism Destination: Mundësitë dhe Sfidat”. Ky aktivitet synon të analizojë potencialin, mundësitë, inovacionet dhe ndikimet kryesore të ekonomisë cirkulare mbi zinxhirin e vlerave turistike. Në secilin edicion, mblidhet një grup i shquar ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, eksperienca dhe njohuritë e të cilëve në lidhje me inovacionin dhe turizmin do të sigurojnë një kontribut optimal të njohurive për promovimin e aktiviteteve të reja në sektor dhe përmirësimin e aktivitetit turistik në destinacion, sidomos në Ishujt Balearikë.

Më konkretisht, ngjarja e Ndërmjetësimit të Rrjetit të Ndërmarrjeve Europiane ka për qëllim të krijojë marrëdhënie profesionale midis palëve të interesit të turizmit dhe të inovacionit (kompanitë, administratat publike, destinacionet, të tjerët), për të krijuar sinergji midis profesionistëve dhe për të ndërtuar ato të reja.

Kush mund të marrë pjesë? Përfaqësues të kompanive, universiteteve dhe instituteve kërkimore në të gjithë botën që punojnë në sektorin e Turizmit, TIK, të interesuar në ndarjen e ideve të reja të projektit dhe gjetjen e partnerëve të bashkëpunimit.

Pse të mernni pjesë:

  • Zgjeroni biznesin tuaj jashtë vendit.
  • Mësoni rreth teknologjive dhe zgjidhjeve të reja.
  • Krijoni mundësi të reja biznesi dhe marrëdhënie biznesi me kompani të tjera ndërkombëtare.
  • Gjeneroni kontaktet dhe biznesin midis profesionistëve të industrisë.

Afati përfundimtar për t’u regjistruar është 24 Nëntor 2019.

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e këtij eventi kontaktoni lorina.salaj@aida.gov.al

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0