Eva Buzo përfundon me sukses sfidën, përshkon me not distancën 92 km Itali-Shqipëri - Business Magazine Albania

Eva Buzo përfundon me sukses sfidën, përshkon me not distancën 92 km Itali-Shqipëri

Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 min (për 92 km). Distanca ishte nga brigjet e Leçes deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.

Avokatja shqiptare, e cila jeton në Australi, ka ndaluar shumë pak për të pirë ujë dhe udhëtimi vlerësohet të ketë qenë konstant, duke mos shfaqur asnjë problem gjatë udhëtimit .

Në momentin e mbërritjes Eva nuk ka qenë në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë, raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.

Lexo: Përtej lojës!

Eva Buzo ka përfunduar me sukses rrugëtimin e saj të lënë në mes vitin e shkuar, duke treguar kështu një të jashëzakonshme fizike dhe psikologjike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0