‘Eurovizioni’ do të zhvillohet nën kushtet e pandemisë, në Roterdam më 18, 20 dhe 22 maj - Business Magazine Albania

‘Eurovizioni’ do të zhvillohet nën kushtet e pandemisë, në Roterdam më 18, 20 dhe 22 maj

“Eurovision Song Contest” do të rikthehet më 22 maj, por ndryshe nga çdo vit, këtë herë do të mbahet nën kushtet e rrepta nga pandemia. Organizatorët kanë njoftuar se artistët do të performojnë në skenë, stafi do të jetë thuajse i plotë, publiku do të lejohet të marrë pjesë deri në 80% duke ruajtur distancën fizike.

“Po, gara e Eurovizionit do të rikthehet në maj të këtij viti, pavarësisht pandemisë. Por duke qenë në këtë situatë, është për të ardhur shumë keq që nuk mund ta mbajmë eventin ashtu siç ishim mësuar. Por mbi të gjitha qëndron siguria dhe shëndeti i të gjithë pjesëmarrësve, që nga stafi tek artistët. Prioriteti ynë janë ata. Dhe po qëndrojmë në pritje të zhvillimeve ndërkombëtare në mënyrë që të rishikojmë skenarët”, u shpreh Martin Österdahl, supervizor ekzekutiv i ‘Eurovizion’.

Ndërmjet tre skenarëve të mundshëm, organizatorët i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në skenarin B, i cili përfshin performimin e artistëve në Rotterdam, ndërkohë që eventi do të zbatojë rregullat e distancimit social me ane te transmetimit online.

“Jemi falenderues për angazhimin dhe mbështetjen që kemi marrë nga qyteti i Roterdamit dhe suportin e vazhdueshëm nga të gjithë pjesëmarrësit. Shpresojmë që të mbledhim të gjithë artistët në maj dhe do të ndjekim dhe situatën sesi do të zhvillohet javët e ardhshme”, thotë z. Österdahl.

Organizatorët shpresojnë që të zhvillojnë eventin duke zbatuar rregullat e distancimit social dhe që artistët të mundet që të performojnë në Rotterdam në datat 18, 20 dhe 22 maj.

Një pjesë e mediave do të jenë prezente në sallë dhe shumë të tjera do e ndjekin virtualisht eventin. Megjithatë ky nuk është vendimi final, sepse kjo varet edhe nga situata e pandemisë sësi do të vijojë. Skenari më i keq parashikon që nuk do të ketë fare publik në sallë dhe të gjitha aktivitetet e festivalit do të mbahen virtualisht. Vitin e shkuar u njoftua se do të kishte 4 skenarë potencialë për zhvillimin e “Eurovision Song Contest” për vitin 2021. Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0