Europa vendos heqjen e tarifave roaming, që nga 15 Qershori  - Business Magazine Albania

Europa vendos heqjen e tarifave roaming, që nga 15 Qershori 


Marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian është një hap më pranë finalizimit pas një akordi të arritur në Parlamentin Europian.

Tarifat e shërbimeve me shumicë që operatorët duhet t’i paguajnë njëri tjetrit ishte gjëegjëza e fundit e një plani disa vjeçar për të rrëzuar tarifat roaming në mënyrë që qytetarët Europian të përdorin telefonat e tyre jashtë vendit pa kosto ekstra.

Konsumatorët paguajnë tarifa ekstra sa herë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre. Kjo është një kosto shtesë krahas kostos normale të thirrjes.

Tarifat e reja me shumicë duhet të jenë mjaftueshëm të ulëta në mënyrë që operatorët t’u ofrojnë konsumatorëve shërbim roaming pa pagesë ekstra por të larta në mënyrë që të mbulojnë kostot e shërbimit.

“Roam si në Shtëpi”

Ky term, jo i panjohur për shqiptarët i cili u soll nga Telekom Albania dy vite më parë por që u zhduk papritmas nga webiste-i i tyre, për Europën është një proces i cili ka filluar 10 vite më parë.

Tashmë duke filluar nga vera e këtij viti, 15 Qershor ekzaktësisht, qytetarët mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të navigojnë në internet sikur të ishin në vendin e tyre.

Nën marrëveshjen e re duke filluar nga 15 Qershori, tarifat me shumicë mes operatorëve do të jenë 7.7 Euro për Gigabite nga 50 Euro që ishte më parë. Çmimi do të bjerë akoma më tej më 1 Janar të 2018-tës në 2.5 Euro për Gigabite.

Çfarë ndryshon në Shqipëri?

Asgjë! Marrëveshja roaming shtrihet vetëm në 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Ngelet në dorë të operatorëve nëse duan të tarifojnë konsumatorët e tyre ose jo apo të ofrojnë promocione pavarësisht nëse kompania e cila u ofron shërbimin ka aktivitet ndërkombëtar.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0