Europa shënon rekord të ri inflacioni - Business Magazine Albania

Europa shënon rekord të ri inflacioni

Shkalla e inflacionit në Eurozonë mbërriti në 8.9 për qind në muajin korrik, një shifer rekord kjo që fashit shpresat e një frenimi të rritjes së cmimeve të ushqimit dhe energjisë, të nxitur nga lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë.

Agjencia e Bashkimit Europian për Statistika – Eurostat – nxorri të dhënat që tregonin se niveli i inflacionit në 19 shtete anëtare pësoi rritje këtë muaj, në dallim nga 8.6 për qind që ishte në qershor. Në zemër të rritjes së shfrenuar të çmimeve kanë qenë ato të energjisë, të cilat u shtuan me 39.7 për qind këtë vit.

Lexo edhe: “Rikthimi” i euros. Banka Qëndrore Evropiane rrit “bindshëm” normat e interesit

Çmimet e ushqimit, ndërkaq, janë rritur me 9.8 për qind në bazë vjetore. Presioni për inflacion global ishte ndërkohë i lartë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por shpërthimi i luftës në Ukrainë, që tani ka hyrë në muajin e gjashtë, dha goditjen përfundimtare duke vënë në rrezik rritjen globale në sfondin e një krize të furnizimeve.

Të dyja këto zhvillime së bashku ndikuan në spiralen e inflacionit në mbarë boten. Por pavarësisht faktit që parashikohet ngadalësim i rritjes ekonomike, ekspertët ende mendojnë se përsa i përket vitit të ardhshëm, ajo nuk do të cekë në territor negative, pra të shkojë në recesion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0