Eurodeputetët kërkesë Komisionit Evropian: Hiqni tarifat Roaming për Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Eurodeputetët kërkesë Komisionit Evropian: Hiqni tarifat Roaming për Ballkanin Perëndimor

Më shumë se 80 anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë kërkuar Komisionit Evropian që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në Zonën e Roamingut të Lirë.

Në letrën dërguar presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, eurodeputetët thonë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë “partnere të besueshme të Bashkimit Evropian” dhe se është koha që Komisioni Evropian që të paraqesë shpejt një udhërrëfyes të qartë që synon t’i japë fund tarifave shtesë të Roaming-ut midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke zgjeruar kështu Zonën Europiane të Roamingut të Lirë për të mirën e qytetarëve evropianë.

Deputetët thonë se kjo lëvizje duhet të vijë, referuar edhe fjalimit të Von der Leyen në Parlamentin Evropian më 14 shtator, kur ajo u zotua të sillte Ukrainën në zonën europiane të Roaming-ut të lirë.

“Ndërsa ju keni mbështetjen tonë të plotë për këtë përpjekje, ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj në një rajon tjetër evropian që meriton të përfitojë nga roaming falas, përkatësisht vendet e Ballkanit Perëndimor.Ne kemi nevojë urgjente për një integrim më të ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, dhe një hap për këtë do të ishte rrëzimi i barrierave në roaming,” mësohet të jetë shprehur Thomas Waitz, eurodeputet dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Evropiane, ndërda shton se  “Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut drejt BE-së, por gjithashtu do të ulë pengesat e përditshme të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që jetojnë dhe punojnë në BE, shpesh larg familjeve të tyre, për shkak të tarifave të shtrenjta të Roaming.

Në vitin 2017, Bashkimi Evropian njoftoi se po shqyrtonte uljen e tarifave të Roaming për Ballkanin Perëndimor, pas thirrjeve nga vendet kandidate për të hequr tarifat.

Që nga korriku i vitit të kaluar, gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor hoqën tarifat e Roaming-ut në përputhje me Marrëveshjen Rajonale të Roaming-ut të nënshkruar në vitin 2019 në Samitin e dytë Dixhital të Ballkanit Perëndimor në Beograd.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0