Euro vijon rënien, duke pasur një ulje të lehtë edhe në ditët e fundit, duke prekur nivelin më të ulët historik.
Sipas Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.35 lekë, në rënie ditore me 0.17 pikë. Në ditët e fundit, ndikim në zhvlerësimin e Euros ka rritja e fluksit të hyrjes së emigrantëve për festat e fundivitit dhe rritja e dërgesave. Punonjës të pikave të këmbimit valuator, thonë se ky është një fenomen i ccdo fundviti.
Megjithatë, ndikimi kryesor vjen nga politika nxitëse e bankës qëndrore europiane, e cila po dobëson qëllimisht monedhën e saj për të mundësuar rritjen e eksporteve.
Lexo: Ngjarjet shkencore që duhen ndjekur në 2023
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto