Euro bie në nivelin më të ulët në 20 vite, dollari forcohet më tej - Business Magazine Albania

Euro bie në nivelin më të ulët në 20 vite, dollari forcohet më tej

Aksionet aziatike sot kanë rënë për të gjashtën seancë radhazi, pas rritjes së re të çmimeve të energjisë elektrike në Evropë. Rritja e çmimeve po nxit frikën e recesionit, ndërsa monedha evropiane – euro, ka rënë në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit.

Çmimet e gazit në Bashkimin Evropian janë rritur me 13 për qind brenda natës në nivele të reja rekord, pasi u dyfishuan brenda një muaji dhe janë rritur 14 herë më shumë se mesatarja gjatë dekadës së fundit.

Analistët e bankës amerikane Siti paralajmëruan se inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar mund të tejkalojë 18 për qind nëse nuk kufizohen çmimet e energjisë, që është nëntë herë më i lartë se objektivi i Bankës së Anglisë. Inflacioni i çmimeve të konsumit për herë të fundit e ka arritur këtë nivel në vitin 1976.

Lexo edhe: Eurozona vazhdon rritjen ekonomike në tremujorin e dytë, punësimi rritet gjithashtu

Analistët konsiderojnë se “situata e vështirë energjetike” sugjeron se kulmi i inflacionit nuk është arritur ende, me një mundësi të madhe që inflacioni të mbetet i lartë për disa kohë nëse nuk ka reagim nga bankat qendrore.

Euro ka arritur dje nivelin më të ulët ndaj dollarit në njëzet vitet e fundit dhe ka rënë nën nivelin e barazisë. Një euro kushtonte 0,9937 dollarë.

Mbyllja e paralajmëruar e mirëmbajtjes së gazsjellësit “Nordstream” 1 nga 31 gushti deri më 2 shtator e ka rritur ndjeshëm frikën nga mungesat dhe ka sjellë rritje të madhe të çmimit të gazit në Evropë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0