eTransport, e ardhmja digjitale e transportit rrugor ndërqytetës të udhëtarëve! - Business Magazine Albania

eTransport, e ardhmja digjitale e transportit rrugor ndërqytetës të udhëtarëve!

Platforma elektronike eTransport, si një sistem menaxhimi operacional dhe financiar për transportin rrugor ndërqytetës të udhëtarëve, do të jetë e ardhmja digjitale e këtij sektori përmes fjalës së fundit të teknologjisë. Për herë të parë në Shqipëri, ky projekt i nisur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, do të krijojë një standard të ri të eksperiencës së udhëtimit me linjat e transportit ndërqytetës, bazuar në praktikat më të mira evropiane.
Sipas statistikave, 93% e fluksit total të udhëtarëve në vit përdorin transportin rrugor ndërqytetës me autobus, duke përbërë fluksin më të madh të udhëtarëve pas transportit ajror, detar dhe hekurudhor. Platforma eTransport do të ofrohet falas për të gjithë aktorët e përfshirë në skemën e transportit ndërqytetës: 520 linja, 242 operatorë dhe 2,282 mjete.
Përfitimet e platformës eTransport janë të shumta si:
• Mundësi për blerjen e biletës së udhëtimit nga çdo individ, me ulësen e zgjedhur, në eTransport: online (përmes aplikacionit dhe faqes zyrtare); në autobus ose terminal; në agjencitë e udhëtimit.
• Krijimin e bazës elektronike të të dhënave të transportit ndërqytetas që përfshin linjat, oraret, shoqëritë e liçencuara, mjetet e çertifikuara, dokumentacionin, të dhënat e drejtuesve të mjeteve, terminalet, gjeo-orientimet dhe ndërlidhjet;
• Aplikimin online për liçencimin e shoqërive dhe çertifikimin e mjeteve;
• Monitorimin në kohë reale të subjekteve që operojnë në transportin ndërqytetës në lidhje me respektimin e kushteve të përcaktuara në liçencë si frekuenca, oraret, itinerari, stacionet, tarifat, paketat sociale, personeli e mjetet;
• Monitorimin në kohë reale të lëvizjeve të flotës së mjeteve të shoqërive, nëpërmjet gjeolokalizimit dhe pajisjeve të instaluara në çdo mjet;
• Gjenerimin e një sistemi pikëzimi të shoqërive të transportit në lidhje me respektimin e kushteve të përcaktuara në liçencë, cilësinë e shërbimit, vlerësimin nga pasagjeri dhe rregullsinë e operimit;
• Ofrimin e lehtësirave për shtresat në nevojë, të parashikuara me ligje të veçanta, siç janë personat me aftësi të kufizuar, personat me statusin e të verbërit, studentët, duke garantuar verifikim digjital;
• Mundësinë e aksesit nga udhëtarët dhe turistët e huaj nëpërmjet web-it/app-it dhe pajisjeve elektronike robotike për biletimin, linjat, oraret, si dhe mundësi ndërveprimi me tërë rrjetin e shërbimeve të tjera të transportit lokal e rajonal.

Krahas fiskalizimit, formalizimit të tregut, modernizimit logjistik, mbrojtjes së konsumatorit dhe transparencës së plotë, platforma eTransport do të përmirësojë ndjeshëm eksperiencën e të udhëtuarit në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0