“Ethical Tech“ tema e konferencës Open Source

“Ethical Tech“ tema e konferencës Open Source

~4 minuta lexim


Kjo është një ftesë për të gjithë entuziastët e Open Source që duan të jenë pjesëmarrës në edicionin e 6-të Open Source Conference Albania, që do të mbahet më 18 dhe 19 Maj. Konferenca do të mbahet për të gjashtin vit radhazi, me qëllim promovimin e  ‘software freedom’, ‘open source software’, ‘online privacy’, ‘free culture’ dhe ‘open knowledge’, në nivel lokal dhe në Rajon.

Si në edicionet e mëparshme, konferenca synon të mbledhë folës nga vende dhe komunitete të ndryshme, për të ndarë njohuritë dhe për të shkëmbyer ide mbi interesat e përbashkëta: ‘teknologji të hapura’ dhe ‘të dhëna të hapura’.

Konferenca pritet të ketë një shumëllojshmëri bisedimesh dhe prezantimesh, Workshop-e dhe stenda informacioni në të dy ditët.

Mozilla, LibreOffice, Wikipedia, openSUSE, phpList, Nextcloud, janë disa nga projektet që OSCAL mirëpret çdo vit dhe pjesëmarrësit mund të njihen më mirë. Tema që do të trajtohet këtë vit është “ETHICAL TECH”. Makinat pa shoferë, inteligjenca artificiale, asistentë personale, algoritme, ekonomia e pushtetit të fuqizuar nga aplikacionet dhe luftërat me dronë dhe robotë.

Lexo:  OSCAL 2019, edicioni i VI-të vjen me 18 & 19 Maj në Tiranë

E kundërta ndodh! Rrjetet sociale tani po ndikojnë në zgjedhjet dhe demokracitë, ‘gadgets’ automatizojnë shtëpitë tona duke na spiunuar. Sikur kjo të mos jetë e mjaftueshme, platformat dhe aplikacionet ‘cool’ tashmë kanë krijuar një brez të të rinjve që luftojnë për mbijetesën e tyre financiare si pjesë e pjesëmarrjes së tyre në ‘gig economy’. Këtë vit është koha për një reflektim lidhur me çfarë është e nevojshme për teknologjinë.

Një mënyrë drejt këtij realiteti të ri dhe më të mirë është përdorimi i mjeteve FREE & Open Source! Ky edicion i OSCAL është një thirrje për të reflektuar rreth çfarë kemi nevojë. Le të vendosim midis “teknologjisë më të mirë” dhe “teknologjisë etike” që punon për ne, jo kundër nesh! Jeni të tronditur nga tema e nxehtë? Bëhu pjesë e edicionit të këtij viti duke aplikuar në: https://oscal.openlabs.cc/register/

Gjithkush, gjithnjë në kontakt me teknologjinë kualifikohet për t’u bërë pjesë e konferencës dhe për të ndarë përvojën e tij me publikun.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0