Ethereum pëson transformimin më të madh që nga krijimi - Business Magazine Albania

Ethereum pëson transformimin më të madh që nga krijimi

Riparimi masiv i Ethereum, i njohur si “The Merge”(Bashkimi) më në fund ka ndodhur, duke trasnformuar makinerinë digjitale, që qëndronte në thelb të kriptomonedhës së dytë më të madhe, në një sistem shumë më efikas në përdorimin e energjisë pas vitesh zhvillimi dhe vonesash.

Nuk ishte i vogël ndryshimi i drejtimit të një blockchain-i, nga metoda e njohur si prova e punës (proof-of-work), me një tjetër, të quajtur prova e aksioneve(proof-of-stake).

Lexo edhe: Cila do të jetë e ardhmja e tregut NFT? Si arriti dizajneri të monetizojë artin e tij digjital

Shpërblimi për këtë transformim është gjigand. Ethereum tani duhet të konsumojë 99.9% më pak energji. Është sikur Finlanda të mbyllë papritur rrjetin e saj të energjisë, sipas një vlerësimi.

Zhvilluesit e Ethereum thonë se përmirësimi do ta bëjë rrjetin më të sigurt dhe të shkallëzuae. Ai strehon një ekosistem prej 60 miliardë dollarësh të shkëmbimeve të kriptomonedhave, kompanive huadhënëse, tregjeve të tokenave jo të këmbyeshme (NFT) dhe aplikacioneve të tjera – gjithashtu .

CoinDesk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0