Është përmirësuar klima e investimeve, sipas biznesit gjerman në Shqipëri

Është përmirësuar klima e investimeve, sipas biznesit gjerman në Shqipëri


Klima e biznesit në Shqipëri vlerësohet e mirë nga sipërmarrësit gjermanë. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) e bëri të ditur këtë përmes anketës vjetore për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

Anketa e zhvilluar në fillim të këtij viti, tregon se shumica e sipërmarrësve gjermanë në vend e vlerësojnë pozitivisht situatën ekonomike aktuale, krahasuar me një vit më parë.

Për më tepër, pjesa më e madhe e kompanive vlerësuan pritshmëritë rreth situatës ekonomike brenda sektorit “më mirë” krahasuar me një vit më parë.

Rreth dy të tretat e të anketuarve vlerësojnë “mirë” ose “kënaqshëm” situatën aktuale ekonomike në Shqipëri.

Krahasuar me një vit më parë, lidhur me pritshmëritë brenda sektorit, mbi 40% e të anketuarve presin përmirësim të situatës ekonomike në të ardhmen.

Sipërmarrësit kanë dhënë vlerësime pozitive edhe për klimën në tërheqjen e investimeve. Nga 20 faktorë të vlerësuar, tre të katërtat janë pozitive. Sipas Anektës së Dhomës Gjermane të Tregtisë kanë marrë vlerësime më të dobëta nga një vit më parë: kosto e punës, sistemi dhe administrata tatimore, administrata publike, disiplina në pagesa dhe barra tatimore.

Edhe pse theksojnë krahun e punës ende të pakualifikuar, rreth gjysma e investitorë lajmërojnë se kanë në plan të rrisin investimet.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0