ESA dhe NASA bashkojnë forcat për të devijuar një asteroid të rrezikshëm për Tokën - Business Magazine Albania

ESA dhe NASA bashkojnë forcat për të devijuar një asteroid të rrezikshëm për Tokën

Nëse një asteroid do të godiste Tokën, kjo do të shkaktonte një katastrofë globale. Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) dhe NASA kanë bashkuar forcat së fundmi si pjesë e një projekti të përbashkët për të eksploruar se si mund të devijohet asteroidi, nëse drejtohet drejt planetit tonë. Të dy kompanitë kanë nënshkruar një kontratë prej 129.4 milion euro për bashkëpunim me misionin Hera të planifikuar për në vitin 2024.

Hera do të veprojë së bashku me Testin e Dyfishuar të Asteroideve të NASA-s, ose DART – i cili pritet të nisë në qershor 2021. Italia është midis shtatë vendet partnere të misionit, së bashku me Belgjikën, Luksemburgun, Portugalinë, Republikën Çeke, Rumaninë dhe Spanjën. Marrëveshja për misionin Hera është “jashtëzakonisht domethënëse sepse është kurorëzimi i idesë së propozuar shumë vite më pare nga italiani Andrea Milani, një nga ekspertët kryesorë ndërkombëtarë të asteroideve, i cili ndërroi jetë në 2018 “ – tha Franco Ongaro, drejtori i teknologjisë, inxhinierisë dhe cilësisë së ESA dhe drejtuesi i qendrës për shkencës dhe teknologjisë së ESA (Estec).

LEXO: NASA gjen mënyrën si të mposhtim koronavirusin, ja pajisja që na vjen në ndihmë

Kontrata u nënshkrua në Gjermani nga Ongaro, kontraktori i parë i konsorciumit Hera. Me nënshkrimin e sotëm, Europa është e gatshme të bashkëpunojë me NASA në një nga misionet më ambicioze hapësinore, deri më tani të imagjinuar vetëm nga trillimet shkencore.

HuffPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0