Ermand Mertenika: Ja si Inteligjenca Artificiale po e “konkuron” njerëzimin - Business Magazine Albania

Ermand Mertenika: Ja si Inteligjenca Artificiale po e “konkuron” njerëzimin

Ermand Mertenika / Inxhinier Biomjekesor

Jetojmë në një periudhë ku teknologjia po zhvillohet në mënyrë të shpejtë dhe po sjell ndryshime revolucionare në botë.
Zhvillimi i teknologjisë në mënyrë galopante po sjell inovacione në jetën tonë dhe po e lehtëson punën e njerëzve por në të njëjtën kohë ka filluar ta dominojë njerëzimin në mënyrë indirekte.

Të rejat më të fundit nga teknologjia.

– Bioteknologjia është aplikimi i teknologjisë më të fundit në sektorin shëndetësor.
Këtu përfshihen robotët kirurgjikale mjekësorë, robotët disinfektues, robotët endoskopikë, telemjekësia (Aplikimi i IT-së në sistemin spitalor), krijimi i mitrës artificiale, implementimi i
cipave apo mikro-procesorve “Neuralink” në trurin njerëzor krijuar nga kompania unike Neuralink (ELON MUSK).

– Robotika Industriale ka të bëjë me aplikimin e teknologjisë së avancuar dhe robotëve në industri si në atë të industrisë së automobilave, industrisë elektronike, industrisë së mikroprocesorëve dhe kompjuterave, industry të ndryshme të plastikes etj

– Teknologjia e Informacionit dhe Informatika kanë filluar të preken nga inovacionet më të fundit të inteligjencës artificiale kryesisht në prodhimin e softuerëve dhe harduerëve të ndryshëm për të lehtuar punën në kompani të ndryshme dhe korporata gjithashtu krijimi i aplikacioneve të ndryshme të cilët po thjeshtojnë mjaft mirë punën tonë etj.

– Bioteknologjia në estetikë ka të bëjë me të rejat më të fundit të aplikimit të pajisjeve të ndryshme në dobi të prezences së jashme .
(Pajisjet mjekësore të estetikës po sjellin inovacione të reja kryesisht në rigjenerimin dhe trajtimin e lëkures, efekte të mire në dobesim dhe humbje të masës dhjamore , aplikimi i pajisjeve në dermantologji kryesisht në detektimin e nishaneve problematike për të evituar kancerin e lekurës , aplikimi i lazerave të ndryshëm në trajtime estetike dhe mikrokirurgji etj.

– Inteligjenca Artificiale prek Median.
Zhvillimi i teknologjisë po sjell një risi dhe në botën e medias , thjeshtëzimi i proceseve, kamerat robotike, krijimi së fundmi i avatareve apo karaktereve 2D dhe 3D me programe kompjuterike të cilët japin lajmet në mënyrë automatike etj.

– Humanoidët (Robotët Bionikë) janë një inovacion mjaft revolucionar i krijimit të sistemeve robotike të ngjashme me njeriun.
Këto mund ti emërtojmë dhe robotë komercialë te cilët po zhvillohen me hapa të mëdha duke imituar njeriun dhe me pamje identike njerëzore.

– Skanerat Biometrike të cilët përdoren për përcaktimin e identitetit , password-eve dhe akses-kontrolleve, gjithashtu ky sistem po ndihmon dhe në identifikimin dhe gjetjen e njerëzve të humbur etj.

– Avancimi i hologrames po sjell krijimin e identiteve 3D në projeksion të cilët janë një tjetër teknologji majft interesante.

– Aplikimi i teknologjisë në ushtri ka sjellur një inovacion në aplikimin e robotëve për qëllime të ndryshme si krijimi i tankeve robotike, droneve ushtarake etj.

A po na konkuron Inteligjenca Artificiale dhe Teknologjia.

Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjences artificiale po e lehtëson në maksimum punën tone por njëkohesisht po na dominon.

Ana e errët e teknologjisë:

– Rritja e indeksit te papunësisë
Zhvillimi I teknologjisë po rrit nivelin e papunësisë globalisht sepse punët në sektorë të ndryshëm po kryhen nga inteligjenca artificiale dhe robotët.
Në shëndetësi kemi robotët kirurgjikale.
Në industri kemi robotët industrialë të cilët masivizojnë prodhimin në një kohë mjaft të shkurtër.
Në media krijimi i avatarëve sintetikë dhe humanoidëve shumë shpejt mund të zëvëndësojë dhe gazetarët apo moderatorët).
Introvertizmi: Zhvillimi i teknologjisë po sfumon socializimin për shkak të binomit “Njeriu dhe Smartfoni” , “Njeriu dhe Laptopi” , Njeriu dhe tableti.
Ne shpenzojmë orë të tera në smartfonë dhe kjo po shkakton dhe probleme sociale, psikologjike dhe okulistike etj.

Një manaxhim i mirë i teknologjisë përmirëson mënyrën e jetës tonë dhe në këtë mënyrë në mund ta mbajmë gjithmonë në kontroll dhe ta përdorim gjithmonë në dobi të njerëzimit pasi ne e krijojmë teknologjinë dhe inteligjencen artificiale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0