Erison Ballasheni sjell "Sun Easy Albania", platformën inovative që synon tranformimin e turizmit bregdetar! - Business Magazine Albania

Erison Ballasheni sjell “Sun Easy Albania”, platformën inovative që synon tranformimin e turizmit bregdetar!

Në ditët e sotme, ku sipërmarrja shihet si motori i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit, rrugëtimet e sipërmarrësve të rinj shërbejnë si burime frymëzimi për brezat e ardhshëm. Një prej këtyre rrugëtimeve është ai i Erison Ballashenit, themeluesi i SunEasy Albania, një platformë  që synon të ndryshojë mënyrën si rezervohen shezllonet dhe çadrat në plazhet shqiptare. Artikulli ynë eksploron rrugëtimin që çoi në krijimin e SunEasy, funksionimin konkret të platformës, misionin dhe vizionin inovativ të kompanisë, si dhe reagimin e klientëve dhe planet për të ardhmen.

Si lindi ideja e themelimit të Sun Easy Albania?

Shqipëria, si një destinacion turistik në rritje, ne pritje te një numër gjithnjë e më të madh të vizitorëve çdo vit. Bazuar burimeve të INSTAT, statistikat tregojnë se kemi nje rritje të konsiderueshme të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë vitin e kaluar, dhe pritet të ketë një rritje edhe më të madhe këtë vit dhe vitet e ardhshme. Megjithatë, procesi aktual i rezervimeve për shezllone (sunbed) dhe çadra plazhi ka përfshirë shpesh herë abuzime në lidhje me çmimet dhe ka qenë i vështirë për turistët të shijojnë bukuritë natyrore të bregdetit shqiptarë, veçanërisht gjatë tre muajve të verës kur ka një fluks të madh turistësh. Ideja për një platformë të centralizuar që lejon gjetjen dhe aksesimin e lehtë të çdo pjese të vijes bregdetare Shqiptare është e rëndësishme për të përmirësuar përvojën e turistëve dhe për të lehtësuar udhëtimin e tyre nëpër plazhet tona të mrekullueshme.

Të nxitur nga një pasion për inovacion dhe një përkushtim për të përmirësuar aksesin, grupi yne filloi një udhëtim bashkëpunues, duke u angazhuar me aktorë vendas, ekspertë të turizmit dhe entuziastë të teknologjisë për të sjellë në jetë vizionin tonë. Nëpërmjet kërkimit të gjerë dhe zhvillimit të mbështetur nga reagimet, SunEasy Albania shfaqet më shumë sesa një platformë rezervimi – një mjet komoditeti, aksesueshmërie, përfshirjeje dhe barazie përgjatë vijës bregdetare mahnitëse të Shqipërisë.

Si funksionon konkretisht platforma SunEasy për rezervimet në plazh, dhe cilat janë veçoritë që e bëjnë atë të veçantë dhe të lehtë për përdorim?

Platforma SunEasy është një platformë e thjeshtë dhe e intuitive për përdorim, e cila ofron një përvojë të lehtë dhe efikase për të rezervuar shezllone (sunbed) dhe çadra në plazhet e bregdetit shqiptar. Përdoruesit mund të perzgjedhin një gamë të gjerë të opsioneve të disponueshme në plazhet e tyre të preferuara, permes fotografive dhe përshkrimeve të detajuara për çdo vendndodhje dhe cfare sherbimesh ofrojne ato per turistet. Me anë të platformës, ata mund të zgjedhin shezllonin (sunbed) dhe çadren qe deshirojne, të zgjedhin datën dhe kohën e qëndrimit, e me tej të bëjnë rezervimin e tyre në mënyrë të menjëhershme. Një nga veçoritë kryesore që bën SunEasy të veçantë është që përdoruesit mund të shohin në kohë reale disponueshmërinë e shezlloneve (sunbed) dhe cadrave te plazhit, duke i lejuar ata të planifikojnë përpara dhe të sigurojnë vendin e tyre në plazh pa vonesa apo shqetësime. Gjithashtu, platforma ofron mundësinë për pagesë online të rezervimeve, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të përshtatshëm për përdoruesit. Përmes një ndërfaqeje të përdoruesit të dizajnuar mirë dhe të përshtatshme për celularët dhe pajisjet e tjera smart, SunEasy siguron një përvojë të veçante dhe të lehtë për të gjithë ata që duan të shijojnë plazhet e bukura të Shqipërisë.

Cili është misioni juaj? Cili është problemi të cilit po i jepni zgjidhje?

Misioni ynë në SunEasy është të sigurojmë një përvojë komode dhe gjitheperfshirese per ata që duan të shijojnë plazhet mahnitese të Shqipërisë. Ne punojmë për të adresuar problemet dhe sfidat që turistët dhe bizneset vendase hasin gjatë sezonit turistik, duke siguruar një platformë inovative për rezervimin e shezlloneve (sunbed) dhe cadrave te plazhit në mënyrë efikase. Gjithashtu, ne kemi një përkushtim të fortë ndaj rritjes së impaktit social dhe ndikimit pozitiv në komunitet. Në këtë drejtim, SunEasy eshte duke punuar per te bashkëpunuar me bizneset lokale qe ne te ardhmen te financojne dhe zhvillojne veçori të aksesueshmërisë për përdoruesit me aftësi të kufizuara. Kjo përfshin ndërtimin e opsioneve për shezlongët e aksesueshëm nga karriget me rrota, ofrimin e asistencës për individët me aftësi të kufizuara, si dhe mbështetjen për gjuhë të shumta për të kujdesur për një bazë të ndryshme përdoruesish. Përmes këtyre nismave, ne synojmë të sigurojmë që të gjithë të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e rivieres shqiptare.

Kush është audienca juaj kryesore e synuar? Si po përpiqeni t’i arrini ato?

Audienca përfshin turistët vendas dhe ndërkombëtarë që vizitojnë Shqipërinë për pushime, si dhe bizneset e plazheve që ofrojnë shërbime të tilla. Familjet: Prindërit dhe fëmijët që kërkojnë një përvojë në plazh pa mundim dhe me nje sere sherbimesh lehtesuese, si dhe njerezit me aftesi te kufizuar qe do te kene vendet e ndertuara specifikisht per ta.

Lexo edhe: Ja si po fundoset këpuca “Made in Albania” !

Çfarë është inovative për platformën tuaj?

Çfarë bën platformën tonë inovative, është fakti që ofron një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përshtatshme për problemet e rezervimeve në plazhet dhe bizneset bregdetare në Shqipëri. Në një treg ku procesi aktual ka shumë vonesa, abuzime dhe vështirësi, SunEasy sjell një alternativë të re dhe më efikase. Disa nga veçoritë inovative të platformës sonë përfshijnë:

Disponueshmëri në Kohë Reale: lejon turistet të planifikojnë dhe të rezervojnë vendin e tyre në plazh ne kohe reale dhe pa vonesa.

Lehtësi e Përdorimit: Ndërfaqja e përdoruesit e dizajnuar mirë dhe e lehtë për t’u naviguar e bën të lehtë për përdoruesit të shfletonin, të zgjidhnin opsionet e tyre të preferuara dhe të bënin rezervime në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Hapsirë e centralizuar: Per promovimin e cdo plazhi apo biznesi qe ofron keto sherbime ne bregdetin shqiptar

Përpjekja per nismen e gjithëpërfshirjes: platforma do te ofroj opsione per facilitete dhe sherbime të aksesueshëm për përdoruesit me aftësi të kufizuara, duke siguruar që të gjithë të kenë mundësinë të shijojnë plazhet e bukura të Shqipërisë.

Këto veçori bëjnë SunEasy të dallueshme në treg dhe e bëjnë atë një zgjidhje të preferuar për turistët dhe bizneset vendase.

Si kanë reaguar klientët ndaj platformës suaj?

Aktualisht po punojmë per testimin e nje MVP qe kemi krijuar, e cila eshte pritur mire nga persona ne fushen e turizmit dhe inovacionit, si dhe me disa biznese potenciale ne zonat bregdetare, qe kane shprehur deshiren per te bashkpunuar sa me pare me platformen SunEasy Albania.

Si ndiheni të jeni një nga fituesit e konkursit online për idenë më të mirë të sipërmarrjes sociale në kuadër të projektit EYSET? Çfarë do të thotë kjo për ju dhe për platformën SunEasy?

Të qenit një nga fituesit e konkursit online për idenë më të mirë të sipërmarrjes sociale në kuadër të projektit EYSET është një sukses i jashtëzakonshëm për ne dhe për platformën SunEasy. Kjo tregon një njohje të vlerës së idesë sonë për të promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe për të përfshirë komunitetin lokal në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo fitore përforcohet më tej me faktin se ky sukses erdhi në një konkurs me pjesëmarrje të gjerë, në një nga konferencat më të mëdha të turizmit në Bruksel, duke na dhënë një konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Për SunEasy, ky sukses do të thotë një rritje të besimit të përdoruesve dhe investitorëve, si dhe një rritje të ndërgjegjësimit për ndikimin tonë pozitiv në shoqëri dhe mjedis. Ne kete menyre, jemi të përkushtuar për të vazhduar të zhvillojmë platformën tonë dhe për të shtrirë ndikimin tonë pozitiv edhe më tej në turizmin dhe komunitetin lokal.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Planet tona për të ardhmen janë të përqendruara në zhvillimin dhe rritjen e platformës SunEasy në mënyrë që të përmirësojmë përvojën e udhëtarëve dhe të kontribuojmë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Për të arritur këtë, synojmë të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me autoritetet lokale, bizneset vendore dhe komunitetet përreth zonave bregdetare. Gjithashtu, planifikojmë të investojmë në zhvillimin e mëtejshëm të veçorive të aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara dhe të vazhdojmë të krijojmë impakt pozitiv në mjedisin dhe shoqërinë tonë. Për më tepër, synojmë të zgjerohemi në tregjet e tjera turistike dhe të shtrijmë ndikimin tonë përtej kufijve të Shqipërisë. Në një fjalë, planet tona janë të fokusohen në rritjen, inovacionin dhe ndikimin e qëndrueshëm në shoqëri dhe mjedis.

SunEasy Albania nuk është thjesht një platformë rezervimi; ajo është një lëvizje drejt një turizmi më të qëndrueshëm dhe inkluziv në bregdetin shqiptar. Me angazhimin për të adresuar sfidat e turizmit dhe për të sjellë një ndryshim pozitiv, SunEasy po vendos një standard të ri në sektorin e turizmit bregdetar. Ndërsa platforma vazhdon të rritet dhe të përmirësohet, pritshmëria është që ajo do të bëhet një mjet kyç jo vetëm për turistët por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve bregdetare.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0