Erion Yzeiri në Think Big: “Sipërmarrja nuk është për të gjithë, por nëse e ndjen, shfrytëzo momentin” - Business Magazine Albania

Erion Yzeiri në Think Big: “Sipërmarrja nuk është për të gjithë, por nëse e ndjen, shfrytëzo momentin”

Erion Yzeiri në Think Big: “Sipërmarrja nuk është për të gjithë, por nëse e ndjen, shfrytëzo momentin”

Episodi i dytë i sezonit të tretë të “Think Big”  jo vetëm që trajtoi industrinë e ndriçimit, por sepse tregoi qartë se si një ide spontane, një dëshirë e brendshme dhe një guxim i sinqertë për të dalë nga rruga e zakonshme, mund të ndërtojnë një histori suksesi që ndriçon më larg se çdo reflektor.

Erion Yzeiri, themeluesi i Vitalux, është shembulli perfekt i dikujt që nuk u përmbajt nga frika se “nuk e njihte fushën”, por përkundrazi e ktheu atë mungesë njohurish në një pikënisje për të mësuar, ndërtuar dhe krijuar një biznes që sot është ndër liderët e tregut shqiptar të ndriçimit. “E them me sinqeritet, kur nisa Vitalux mendova se e njihja këtë industri, por realisht nuk e njihja fare. Kisha punuar në pozicione drejtuese më parë, por ndjeva që aftësitë e mia duhej t’i provoja në diçka që ishte plotësisht e imja. Doja të ndërtoja një vizion, jo thjesht të ndjekja një rrugë që ishte e përcaktuar nga të tjerët”, shprehet Erioni. Ky episod u xhirua në një prej projekteve më të veçanta që kompania e tij ka realizuar: një vilë fantastike në San Pietro, ku çdo element ndriçimi, çdo detaj i konceptit është menduar për të reflektuar qetësinë që sjell deti përballë. “Kjo vilë për mua është më shumë se një projekt. Donim të sillnim qetësinë që të jep deti brenda shtëpisë – ndriçimi nuk është vetëm teknik, është emocional. Ai krijon ndjesi. Dhe këtu donim të sillnim diçka të thjeshtë, minimaliste, por jashtëzakonisht relaksuese”.

Vitalux, e themeluar në vitin 2016, është tashmë distributori zyrtar i disa prej markave më prestigjioze ndërkombëtare si GE Lighting, Meanwell, Sylvania Lighting dhe shumë të tjera. Por sipas Erionit, nuk janë emrat e mëdhenj që e bëjnë një kompani të suksesshme, por mënyra se si ti i qasesh çdo projekti, çdo bashkëpunimi dhe çdo sfide. “Ne nuk jemi thjesht një kompani që shet ndriçim. Ne japim zgjidhje. Këshillim, dizajn teknik, zbatim dhe mirëmbajtje. Por mbi të gjitha, jemi bashkëpunues. Punojmë në sinergji të plotë me arkitektë, inxhinierë, dizajnerë dhe klientët tanë, çdo projekt është i përbashkët.

Lexo edhe:Episodi i dytë i Think Big sjell në fokus Vitalux, kompaninë me pasionin për ndriçimin!

Puna e Vitalux nuk është më vetëm në Shqipëri  dhe ky episod shpalos për herë të parë edhe një tjetër moment shumë të veçantë për kompaninë: hyrjen në tregun zviceran. “Një nga projektet më të veçanta që kemi realizuar është në Zvicër. Për ne, futja në një treg si ky është jashtëzakonisht domethënëse. Jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të kërkesave teknike, por sepse tregon që ne jemi gati për të konkurruar kudo, me standarde të larta dhe me dinjitet.”

Erioni nuk e subjektivizon sipërmarrjen. Përkundrazi, ai flet me shumë realizëm dhe sinqeritet për sfidat që sjell ky rrugëtim. “Mendoj që sipërmarrja nuk është për të gjithë. Ka shumë njerëz që janë më të lumtur duke punuar për dikë tjetër, ndihen komod aty – dhe kjo është krejtësisht në rregull. Por nëse e ndjen që ke dëshirë të marrësh diçka përsipër vetë, nëse ke energji, pasion, dhe kuriozitet, atëherë mos prit që gjërat të bëhen perfekte. Sepse ai moment nuk do të vijë kurrë. Do kalojnë vitet, dhe do shohësh që nuk e ke bërë kurrë realitet. Ajo që unë do i thoja çdo të riu është: bëj një plan të thjeshtë dhe hidh hapin. Vepro. Nëse do përdorja vetëm një fjalë për sipërmarrjen, ajo do ishte ‘ACTION’. Sepse pa veprim, çdo ide mbetet vetëm ide.

Në këtë episod të “Think Big”, ai jo vetëm ndau rrugëtimin e tij, por dha edhe një pasqyrë të qartë të realitetit të të bërit biznes me integritet, me pasion dhe me vizion. Vitalux është dëshmi se suksesi nuk vjen vetëm nga njohuritë teknike, por nga përkushtimi, respekti për partneritetet dhe dashuria për atë që bën. “Për mua dhe për stafin tim, Vitalux përfaqëson mënyrën e duhur të të bërit biznes. Ne besojmë në punën e ndershme, në cilësinë që zgjat dhe në bashkëpunimin që ndërton ura.”

Episodi i dytë i “Think Big”, tashmë i publikuar në kanalet sociale të BusinessMag Albania, është më shumë se një episod për një kompani ndriçimi,  është një ftesë për reflektim, për guxim dhe për veprim. Është një histori e ndriçuar nga përvoja, nga pasioni dhe nga besimi se suksesi ndërtohet hap pas hapi, por vetëm nëse guxon të bësh hapin e parë!

Bëni subscribe këtu  për të mos humbur asnjë nga episodet e këtij super sezoni!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve.”
— Helen Keller
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0