Erdhi momenti t'i trembemi inteligjencës artificiale! Në Kinë krijohet prokurori AI - Business Magazine Albania

Erdhi momenti t’i trembemi inteligjencës artificiale! Në Kinë krijohet prokurori AI

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një makineri që mund të dënojë njerëzit për krimet që kanë bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale.

“Prokurori” i inteligjencës artificiale mund të vlerësojë çështjet ligjore me një saktësi prej 97% bazuar në një përshkrim të rastit sipas ekipit. South China Morning Post zbuloi se kjo makineri u krijua dhe u testua nga zyra më e madhe e ndjekjeve penale në Kinë.

Profesori Shi Yong, drejtuesi i akademisë së shkencave në Kinë dhe i këtij projekti tha se teknologjia mund të ndihmojë në reduktimin e punës së prokurorëve, duke i lejuar ato të fokusohen në detyra më të vështira.

Shi dhe kolegët e tij thanë se ky sistem mund të zëvëndësojë prokurorët deri në një fazë të caktuar, pasi sërisht do të nevojitet prania e tyre.

Lexo edhe: Elon Musk tregon se cilat profesione nuk do “eliminohen” nga teknologjia në të ardhmen

Kina ka qenë vendi që implementoi herët teknologjinë AI që në 2016, ku shumë prej prokurorëve përdorën një mjet AI që njihet me emrin System 206. Ky mjet mund të vlerësojë qëndrueshmërinë e dëshmive, kushtet për një arrestim dhe sa i rrezikshëm mundet një person të jetë për publikun.

Mirëpo të gjithë mjetet AI kanë një rol të limituar pasi ato nuk ndikojnë në proçesin vendimmarrës apo në vendosjen e masave të arrestit.

South China Morning Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0