Elon Musk tregon se cilat profesione nuk do “eliminohen” nga teknologjia në të ardhmen - Business Magazine Albania

Elon Musk tregon se cilat profesione nuk do “eliminohen” nga teknologjia në të ardhmen

Elon Musk ka bërë shumë parashikime për të ardhmen e shoqërisë dhe rolin që do të luajnë kompanitë e tij Tesla dhe SpaceX.  Milioneri ka opinione shumë të forta dhe nuk ka frikë t’i shprehë ato në intervista, konferenca, madje edhe në rrjetet sociale.  Këtë herë ai foli për ndikimin që do të ketë Inteligjenca Artificiale në punët e së ardhmes dhe përmendi karrierat që do të jenë të sigurta.  “Inteligjenca Artificiale do t’i bëjë punët pak të kota,” tha Musk të Enjten në Konferencën Botërore për Inteligjencën Artificiale.  Ata që ishin të pranishëm e pyetën nëse duhet të shqetësoheshin.

Zhvillimi i teknologjive të reja ka nxjerrë jashtë linje disa punë, por gjeneron edhe nevoja të reja, çështja është të dish të përshtatesh. Megjithëse një makinë mund të bëjë punën që dikur i përkiste një personi, tani kërkon që dikush ta kontrollojë makinën. 

Lexo edhe: Elon Musk zbulon sekretin e tij të performancës së lartë. Çdokush ka mundësi ta përdorë

Sipas Musk, njerëzit dinë të zhvillojnë softuer të inteligjencës artificiale ose të programojnë makina.  Megjithatë, do të vijë një pikë ku Inteligjenca Artificiale mund të shkruajë softuerin e vet.  Pra, cilat punë janë të sigurta?  Prodhimi dhe shpërndarja e të gjithë sektorëve është ndoshta në duart e teknologjisë.  Ajo që do të nevojitet në këtë shoqëri futuriste do të jetë ndërveprimi njerëzor.  “Nëse jeni duke punuar në diçka që përfshin njerëz ose inxhinieri, ndoshta është një fokus i mirë për të ardhmen tuaj”, përfundoi Musk.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0