Epitech sjell akademinë e kodimit - Business Magazine Albania

Epitech sjell akademinë e kodimit


Teknologjia është fusha më interesante sot, si për dinamikën, edhe për rëndësinë që ka marrë në shoqëri. Me interes është edhe për faktin se programuesit janë ndër punonjësit më të paguar edhe në vendet në zhvillim.

Në vendin tonë, ka një universitet të specializuar në këtë fushë, Epitech.

Pas një viti të suksesshëm në Shqipëri me pedagogjinë Epitech po hap Coding Academy. Kjo akademi ka dy degë: Code & Go, zhvillim programesh (software) dhe Web & GO zhvillim web. Përmes kësaj akademie ju mund të filloni informatikën nga zero njohuri, mjafton të doni punën dhe të ndiqni logjikën.

Coding Academy, përmes një programi prej 22 javësh, siguron një certifikatë që njihet nga shteti francez Grande Ecole du Numerique dhe jep akses pune kudo, pasi përgatit profesinistë të pavarur. Certifikata njihet nga bizneset në gjithë Europën.

Ndryshimi i të ardhmes tuaj profesionale mund të duket i komplikuar. Por Akademia e Kodimit, nga Epitech, ju trajnon në mënyrë efektive në zhvillimin e Web.

Përfaqësuesit e shkollës thonë se me këtë trajnim, ju do të keni sukses në 1) trajnimin profesional, 2) forcimin e aftësive profesionale. 3) Mund të mbështesni kompaninë në transfromimin dixhital, 4) të siguroni një përdorim cilësor të web dhe 5) t’u paraprini zhvillimeve të ardhshme në këtë sektor.

Ndërkohë, kursi ju nxit të provoni nismat tuaja në fushën e sipërmarrjes.

Përmes këtij kursi siguroni gjithashtu formim në– SEO (kërkim organik), menaxhim stresi, menaxhim projekti (me metodën Agile) dhe njohuri të përgjithshme në fushën e IT.

Kurset zhvillohen në tre sezone Shkurt, Qershor dhe Tetor. Në kursin 22 javë trajnim ka 1 javë në 6 muaj internship.

Web & Go, është një trajnim i plotë, ideal për t’u bërë një 4a front-end web developer.

Akademia e kodimit nga Epitech u mundëson të rinjvë të marrin e të perfeksionojnë aftësitë e tyre, si dhe të kuptojnë qartë sfidat e web.

Emmanuel Carli, drejtor i Përgjithshëm i Epitech, ka theksuar se, “kjo është një shkollë software. E rëndësishme në këtë drejtim është krijimi i rrjeteve, ekosistemeve.

Aplikimet janë të hapura në http://www.epitech.al/Coding-Academy ose Tirana.coding@epitech.eu, ku parashikohet të ketë vetëm 30 vende për sesionin e parë. Aplikoni online, për të kaluar testin e pranimit: logjikës, anglishtes, motivimit. Kusht bazë është përfundimi i studimeve në niveli Bachelor, në çdo fushë.

Nga Epitech zhvillohet edhe programi EmmaBalkans, i cili është shtrirë këtë vit në Shqipëri, për më shumë diversitet në IT. Ka një kërkesë të madhe nga kompanitë dhe individët për të gjetur një punë shpejt pas studimeve Bachelor, nga mosha 22 vjeçare deri në 55. Kjo bëri që në Francë Emma të hapet tre vite më parë, ndërsa së fundi edhe në Shqipëri. Objektivi është të ulet papunësia duke iu përgjigur kërkesave të tregut brenda dhe jashtë vendit.

Epitech ka 13 qendra studimore në Francë dhe katër në Europë (Bruksel, Barcelonë, Berlin dhe Tiranë).

Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë rreth programit Coding Academy dhe Epitech, jeni të ftuar në eventin që do të zhvillohet më datë 10 Janar 2019, tek Hotel Rogner në orën 17:00 deri më 20:00.

Në këtë event Epitech do të prezantojë programin e ri Coding Academy, risitë që sjell në tregun shqiptar dhe mundësitë për të rinjtë për të transformuar karrierën e tyre dhe siguruar një të ardhme të suksesshme ndërkombëtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0