Episodi i tretë i Think Big sjell në fokus Baboon – kompania që solli e para shërbimin delivery në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Episodi i tretë i Think Big sjell në fokus Baboon – kompania që solli e para shërbimin delivery në Shqipëri!

Episodi i tretë i Think Big sjell në fokus Baboon – kompania që solli e para shërbimin delivery në Shqipëri!

Programi Think Big rikthehet me episodin e tretë dhe këtë herë ndalet në një nga historitë më të spikatura të sipërmarrjes në vend, atë të Baboon, kompanisë që vendosi e para standardet e shërbimeve delivery në Shqipëri dhe që vazhdon të rrisë ambiciet e saj.

Në këtë episod, ndjekim nga afër rrugëtimin frymëzues të Genti Selenicës, themelues dhe CEO i Baboon, i cili ndan me ne momentet kyçe të fillimit të kompanisë, sfidat e kapërcyera dhe vizionin e tij për të ardhmen. Si një lider që beson në inovacionin e vazhdueshëm, Selenica flet me pasion për mënyrën si u ndërtua një prej brandeve më të njohura shqiptare në fushën e teknologjisë dhe shërbimeve.

Por, Think Big nuk ndalet vetëm tek rrëfimi i sipërm. Në këtë episod zbresim në brendësi të kompanisë për të kuptuar si funksionon Baboon nga brenda. Takojmë pjesëtarë të departamenteve të marketingut, logjistikës dhe IT-së, të cilët ndajnë më shumë rreth një prej projekteve më të reja që po zhvillon kompania: Baboon at Work – një iniciativë që synon të sjellë zgjidhje të personalizuara për nevojat e bizneseve përmes platformës Baboon.

Lexo edhe:Episodi i dytë i Think Big sjell në fokus Vitalux, kompaninë me pasionin për ndriçimin!

Me një ekip të përkushtuar, teknologji në rritje dhe strategji të menduara, Baboon mbetet një shembull se si një ide e lindur në tregun lokal mund të shndërrohet në një histori suksesi me ndikim të gjerë.

 Ndiqni episodin për të mësuar më shumë mbi:

  • Si nisi Baboon dhe çfarë e frymëzoi themeluesin?

  • Si po transformon Baboon mënyrën se si kompanitë operojnë përmes Baboon at Work?

  • Rolin që luajnë ekipet e brendshme në zhvillimin dhe performancën e platformës.

Promo video këtu:

Episodi i dytë më poshtë, për ata që nuk ndoqën premierën:

Think Big vijon të sjellë në vëmendje histori frymëzuese të sipërmarrjes shqiptare, duke zbuluar njerëzit, idetë dhe pasionin pas suksesit të çdo kompanie!

Bëni subscribe këtu për të mos humbur asnjë nga videot e Businessmag Albania dhe Think Big

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0