Episodi #5 "Future Fridays" - Kafshët "shprehen", robotët dëgjojnë mendjen dhe TikTok-u që mbyllet në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Episodi #5 “Future Fridays” – Kafshët “shprehen”, robotët dëgjojnë mendjen dhe TikTok-u që mbyllet në Shqipëri!

Episodi #5 "Future Fridays" - Kafshët "shprehen", robotët dëgjojnë mendjen dhe TikTok-u që mbyllet në Shqipëri!

Future Fridays, projekti i përbashkët i Said Duleviç dhe BusinessMag, vjen sërish me lajme që të bëjnë të thuash “uau”! Këtë herë, po flasim për tre gjëra që po ndezin imagjinatën dhe po na bëjnë të mendojmë: një inteligjencë artificiale që kupton çfarë ndiejnë kafshët, një 17-vjeçar që ka bërë një krah robotik dhe e komandon me mendje dhe lajmi i bujshëm për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri. Ja ç’mund të themi shkurt për secilin!

Inteligjenca artificiale që “flet” me kafshët

Imagjino një botë ku mund të dish çfarë ndien qeni apo macja jote – epo, tani kjo është gati realitet! Një teknologji e re arrin të lexojë emocionet e kafshëve me 90% saktësi, dhe mund të jetë një ndihmë e madhe për veterinerët apo edhe për të shpëtuar specie në rrezik.
Lexo më shumë

 Lexo edhe:Episodi #4 “Future Fridays” – Robotët flasin, gjenitë shkëlqejnë, dhe spitalet do të zhduken: Mirë se vini në të ardhmen!

Krahu robotik që kontrollohet nga mendja!

Një djalë 17-vjeçar na ka lënë gojëhapur duke krijuar një krah robotik që lëviz vetëm me fuqinë e mendjes së tij! Është nga ato gjërat që të bëjnë të besosh se të rinjtë mund të ndryshojnë botën, sidomos për ata që kanë nevojë për proteza të lira dhe të zgjuara.
Lexo më shumë

TikTok mbyllet në Shqipëri – Çfarë po ndodh?

E fundit, por jo më pak e rëndësishme: TikTok-u po mbyllet në Shqipëri! Është një vendim që ka ndezur diskutime – disa thonë se është për siguri, të tjerë që po na marrin lirinë. Çfarë mendoni ju për këtë?
Lexo më shumë

Këto lajme nga Future Fridays na tregojnë se e ardhmja është plot surpriza të bukura dhe të çuditshme. Për më shumë detaje dhe për të mos humbur asnjë episod të Future Fridays, qëndroni të lidhur me Business Magazine dhe Said Duleviç.

Na ndiqni çdo të premte në orën 17:00 në Instagram, Facebook, Linkedin, TikTok & YouTube për përmbledhjen tuaj javore të inovacionit!

Episodi i plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0