Engineering Group mbërrin në Shqipëri - Business Magazine Albania

Engineering Group mbërrin në Shqipëri

Engineering Group, një kompani ndërkombëtare në fushën e teknologjisë, ka mbërritur në Shqipëri, ku po zhvillon zgjidhje të avancuara digjitale. Ne kryem një intervistë me përfaqësuesit e kompanisë për të mësuar më shumë rreth kësaj kompanie dhe përfitimeve të saj. Intervistuam Delia Orhei, Drejtoreshë e Nearshoring Technology Labs, me mbi 10 vite përvojë në ndërtimin dhe drejtimin e ekipeve në vende të ndryshme, si dhe Aleksa Bardhi, e cila ka mbi 12 vite përvojë në industri. Aleksa sjell ekspertizën e saj në Engineering Albania. Rrugëtimi i saj përfshin role të rëndësishme në kompani multinacionale, ku ka ndihmuar në krijimin dhe rritjen e pranisë së tyre në Shqipëri.

Mund të na tregoni rreth Engineering Group dhe rolit tuaj? 

Bardhi: Engineering Group është një kompani kryesore e Digital Transformation në Itali me një prani globale, 15,000 punonjës dhe mbi 80 zyra. Përbëhet nga mbi 20 kompani në 21 vende dhe ka mbështetur bizneset dhe organizatat për më shumë se 40 vjet duke përdorur teknologji të avancuara dixhitale. Grupi vazhdon të rritet përmes bashkimeve, blerjeve dhe partneriteteve me lojtarë kryesorë të teknologjisë, duke investuar shumë në inovacion dhe kapital njerëzor. Në dhjetor 2023, krijoi një kompani në Shqipëri. Unë iu bashkova Engineering Group në qershor 2024 për të udhëhequr rritjen e Engineering Albania, dhe synoj ta bëj atë një qendër kryesore të kompetencës teknologjike në rajon. U mirëprita nga një ekip i motivuar lokal, qe flet qarte per një themel të fortë tashmë të për një zgjerimin e mëtejshëm.

Çfarë është nearshoring? Cilët janë faktorët kryesorë që e bëjnë Shqipërinë një rajon interesant për nearshoring?

Orhei: Për ne nearshoring është thjesht një zgjerim i ekipeve tona ne Itali. Nuk kemi dallime në mënyrën e punës midis vendeve që konsiderohen si nearshore – Shqipëria dhe Serbia dhe Italia. Organizata jonë është e formuar në mënyrë të tillë që të na lejon të menaxhojmë ekipe të integruara. Qëllimi ynë është të zgjerojmë bazën e talenteve tona, ta konsolidojmë atë dhe të krijojmë qendra kompetencash që do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Engineering Group. Shqipëria ka regjistruar një rritje të rëndësishme në industrinë e teknologjisë në tre vitet e fundit dhe është bërë një qendër e rëndësishme zhvillimi. Cilësia e sistemit arsimor, profesionistët që tashmë janë të përvojë në këtë industri dhe mbështetja e mjedisit lokal janë kontribues të mëdhenj në vendimin për të zgjedhur Shqipërinë.

A mund të përshkruani modelin e shërbimit që do të aplikoni dhe funksionet kryesore që Engineering Albania do të merret me to?

Bardhi: Zyra në Tiranë do të funsionojë si një “ Competence Center” e specializuar në zgjidhje dixhitale të avancuara, të zhvilluara dhe zbatuara, duke bashkepunuar me partnerë ndërkombëtarë të teknologjisë si SAP, Salesforce, AWS dhe Microsoft. Engineering Albania do të funksionojë në të njëjtën mënyrë dhe duke zbatuar të njëjtën strukturë si Engineering Software Lab – Serbia.

Duke folur për bazën e talenteve, si tërhiqni dhe mbani profesionistë të aftë IT në këtë rajon?

Bardhi: Ne ofrojmë shpërblime konkurruese dhe mundësi zhvillimi brenda grupit Engineering, përfshirë Akademinë tonë të IT & Menaxhimit në Itali. Aktualisht, bashkëpunojmë me furnizues kryesorë të zhvillimit të softuerit në Tiranë, duke forcuar ekipin tonë. Megjithatë, fokusi ynë kryesor është rritja organike përmes një procesi të fortë rekrutimi. Ekipi ynë i brendshëm i rekrutimit, i mbështetur nga partnerë të jashtëm, vazhdon të angazhojë profesionistë të aftë IT. Ne gjithashtu planifikojmë të bashkëpunojmë me universitetet lokale për të diskutuar mundësitë e karrierës dhe tendencat e industrisë. Synojmë të krijojmë një kulturë pune dinamike dhe gjithëpërfshirëse që motivon dhe mban talentet, duke fuqizuar ekipet lokale të kontribuojnë në projekte dhe aktivitete të ndryshme biznesi.

Si siguroheni që komunikimi dhe bashkëpunimi efektiv midis zyrës së nearshoring dhe zyrave të tjera në botë?

Orhei: Ne ndjekim të njëjtat procese pavarësisht nga vendi ku ndodhet zyra. Unë veproj si një pikë lidhëse për krijimin e urës midis të gjitha zyrave të Engineering. Ne gjithashtu kemi portalet tona të brendshme dhe rituale të rregullta që na lejojnë të jemi të lidhur me pjesën tjetër të grupit. Në pjesën e parë të këtij viti jemi fokusuar për të krijuar një bazë solide për zyrën tonë të re në Shqipëri përmes zbatimit të mjeteve dhe proceseve të grupit, në mënyrë që të kemi një integrim të qetë të punonjësve ekzistues dhe të ardhshëm.

Cilat janë hapat e ardhshëm për Engineering Albania? Çfarë ndikimi pritet për kompaninë dhe rajonin

Bardhi: Hapi i ardhshëm është të vendosim Engineering Albania si një emër të shquar në tregun e punës shqiptar, me një zyrë të re dhe një ekip të fortë teknologjik. Jam e lumtur të them se jemi në rrugën e duhur, dhe synojme të festojmë hapjen e qendrës sonë në Tiranë deri në shtator. Njëkohësisht, po forcojmë ekipin tonë të rekrutimit te fokusuar ne rritjen e numrit te punonjesve, me një synim për të tejkaluar 100 punonjës deri në fund të këtij viti, duke krijuar bazën për rritjen e ardhshme në 2025. Ndikimi i Engineering Albania në grupin Engineering do të jetë i rëndësishëm, duke zgjeruar gjurmët tona dhe duke përmirësuar aftësitë tona me profesionistë të përvojë në industri. Për rajonin, kjo do të krijojë më shumë mundësi punësimi jo vetëm për profesionistët me përvojë, por edhe për të diplomuarit e rinj.

A keni ndonjë këshillë për kompani të tjera që po konsiderojnë të hapin një zyrë nearshoring në Shqipëri?

Orhei: Gjëja më e rëndësishme është të keni njerëz të talentuar dhe të motivuar dhe partnerë strategjikë dhe të besueshëm. Këto janë dy grupet e elementeve që bëjnë një zyrë të re, një kompani të re të suksesshme. Fatmirësisht, ne i kemi të dyja dhe së bashku me Aleksën jam e bindur që do të arrijmë të krijojmë një prani të fortë dhe solide të grupit Engineering në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0