Engineering Albania është kompania ndërkombëtare që ka mbërritur tashmë në Shqipëri, me një mundësi të veçantë për të rinjtë dhe ata që duan të rriten në fushën e teknologjisë.
Në një event prezantues me aktorë të tregut, sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve publike në vend, drejtuesit e Engineering Albania theksuan objektivat e tyre për vitet në vijim. Eksplorimi i tyre i tregut vendas, tregon se ka një mundësi shumë të mire ndërveprimi mes dy vendeve dhe mundësia e shtimit të urave të bashkëpunimit është e lartë.
Aleksa Bardhi, nga Engineering Albania, tha se kompania ka objektiv identifikimin dhe fuqizimin e talenteve në këtë drejtim.
Ndërkohë, Fabio Momola tha se në vitin e pare të aktivitetit në Shqipëri, Engineering Albania synon të trajnojë të paktën 100 të rinj në fushën e teknlogjisë, në një game të gjerë shërbimesh, duke përfshirë edhe pjesën kreative të design. Ndërkohë, në një periudhë më të gjatë (2 vjecare), pjesë e programit pritet të bëhen 250 të rinj vendas.
Engineering Albania vlerëson se Shqipëria ka një potencial të lartë të zhvillimit në fushën e teknologjisë dhe një rini vitale.
Përfaqësues të institucioneve shqiptare theksuan mundësitë e mira që u sigurohen të rinjve për zhvillimin e teknologjisë në vend.
Kompania vjen me një game të gjerë shërbimesh në dizajn, prodhim, furnizim, instalim, menaxhim dhe asistencë për programe softueri, pajisje dhe sisteme të ndërlidhura. Ajo mundëson edhe kryerjen e aktiviteteve të tjera të dobishme ose të nevojshme me qëllim ushtrimin e këtyre aktiviteteve.
Engineering Albania është pjesë e Engineering Group, një nga aktorët kryesorë në fushën e transformimit digjital të kompanive dhe organizatave publike dhe private në mbarë botën. Me rreth 12,000 profesionistë në mbi 40 lokacione (në Itali, Belgjikë, Gjermani, Norvegji, Serbi, Spanjë, Suedi, Zvicër, Argjentinë, Brazil dhe SHBA), Engineering Group projekton, zhvillon dhe menaxhon zgjidhje inovative për fushat e biznesit, ku digjitalizimi ka ndikimin më të madh, përfshirë Financat Digjitale, Qeverisjen dhe E-shëndetin, Industrinë Digjitale, Energjinë dhe Shërbimet inteligjente, Media dhe Komunikim Digjital.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.