Enet Solutions-Logicom dhe Oracle, një partneritet në dobi të biznesit

Enet Solutions-Logicom dhe Oracle, një partneritet në dobi të biznesit


Me ekspertizën lokale dhe shtrirjen ndërkombëtare, Logicom ofron shpërndaje të besueshme, efikase dhe pa rrezik për Zgjidhje Teknologjike ose Shërbime.

Një teknologji e dedikuar për biznesin, Logicom bashkon tregjet, shitësit dhe ofruesit e teknologjisë, me një prezencë në një shumëllojshmëri tregjesh.

Së fundmi, Enet Solutions – Logicom SHA, ka zgjeruar partneritetin e saj me Oracle duke u bërë një Distributor me Vlerë i Produkteve të Oracle, që mbulon Greqinë, Qipron, Maltën, Shqipërinë, Kosovën dhe Republikën e Maqedonisë.

“Ne jemi të lumtur, që po zgjerojmë më tej partneritetin tonë me Oracle dhe jemi shumë të sigurt se ky bashkëpunim do të përshpejtojë rritjen e biznesit për të dyja kompanitë. Gama e produkteve Oracle, do të na mundësojë që të kujdesemi për nevojat e partnerëve tanë dhe për të rritur shtrirjen tonë të tregut. Për më tepër, partneriteti demonstron besimin që Oracle ka në aftësinë e Logicom, si shitësi kryesorë, për të rritur biznesin “, thotë Spiros Kourmousis, Drejtor i Përgjithshëm i Enet Solutions – Logicom SHA.

Enet do të ndihmojë partnerët të angazhohen në portofolin e Oracle nëpërmjet ofertave të Oracle’s Value Added Distributor (VAD) dhe të marrin specializimet e nevojshme për të adresuar nevojat e biznesit duke përdorur zgjidhje Oracle. Me këtë partneritet, Oracle e ka njohur Enet Solutions – Logicom SHA për ekspertizën dhe përsosmërinë e saj në ofrimin e produkteve Oracle, për zgjidhje dhe shërbime për tregjet ku zhvillon aktivitetin.

Bashkohuni nesër në eventin e lançimit në orën 9:30 pranë Xheko Imperial, 9 Tetor 2018. Do të diskutojmë për tregun lokal, mundësitë dhe trendet e reja që vijnë nga bashkëpunimi i ri mes Logicom dhe Oracle.

Klikoni linkun për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj: https://bit.ly/2C03Bc5

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0