Ëndrra e çdo shefi kuzhine, furra që pastrohet vetë

Ëndrra e çdo shefi kuzhine, furra që pastrohet vetë

Samsung

Furra më e fundit e dyfishtë, Samsung NV7000N, është një aksesor moder kuzhine, që të gjithë do të duan të kenë në shtëpinë e tyre.

Zgjedhja e elementëve të duhur të kuzhinës është një punë sfiduese dhe një faktor shumë i rëndësishëm është sigurisht mundësia për të pastruar me lehtësi të gjithë elementët e kuzhinës, në mënyrë që ta mbani atë me të ndritshme dhe të këndshme për syrin.

Të gjithë mund të biem dakord se pothuajse askujt nuk i pëlqen larja e enëve. Por nëse do të duhej të zgjidhnim diçka më të pakëndshme sesa larja e enëve, me siguri do të ishte pastrimi i furrës. Imagjinoni situatën e mëposhtme – pasi keni kaluar kohë me miqtë, pastroni apartamentin, pastroni kuzhinën, lani pjatat dhe tani planifikoni të shtriheni në shtrat me një libër të mirë ose një program interesant.

Por pikërisht tani ju kujtoheni se nuk e keni pastruar furrën dhe në vend që të relaksoheni, ju pret pastrimi. Me furrën Samsung Dual Flex, e cila ka një sistem pastrimi pirolitik që ngroh mbetjet dhe djeg gjithë yndyrën e mbetur, do të keni mundësi të qetësoheni siç meritoni teksa furra pastrohet vetë.

Dyert e dyfishta hapin mundësi të panumërta

Përveç opsionit inovator të vetë-pastrimit, furra Samsung Dual Cook Flex ofron mundësinë e përgatitjes së një dreke dhe ëmbëlsirë të shijshme, në të njëjtën kohë.

Furra ka dy zona që mund të përdoren njëkohësisht, me temperatura dhe cilësime të ndryshme. Zonat funksionojnë veçmas, kështu që hapja e njërës nuk do të ulë temperaturën në tjetrën ose nuk do të ndikojë në ndonjë mënyrë tjetër. Për të kursyer më shumë kohë, Samsung Dual Cook Flex zvogëlon kohën e nevojshme për të arritur një temperaturë të caktuar me një minutë e gjysmë.

Lexoni: The Serif dhe The Frame – ikona të kombinimit të teknologjisë dhe artit

Përveç kësaj, nuk keni pse të shqetësoheni për konsumin e lartë të energjisë, falë certifikatës A + Eco me të cilën Samsung Dual Flex siguron një ulje të konsumit të energjisë deri në 20%.

Një shtesë elegante në kuzhinën tuaj

Me të gjitha avantazhet teknike që Samsung Dual Cook Flex ka për të ofruar, kjo furrë është gjithashtu një shtesë elegante për çdo kuzhinë. Veshja elegante prej inoksi kompleton modelin e furrës dhe përshtatet në mënyrë të përkryer në një kuzhinë të çdo dizajni ose ngjyre, dhe sipërfaqja e lëmuar jep një ndjenjë të një elegance perfekte.

Por hijeshia dhe funksionaliteti i furrës Samsung Dual Cook Flex nuk ndalet në pjesën e jashtme të saj. Për gatimin me lehtësi, rrjeti teleskopik i cili krijon më pak fërkime dhe rrëshqet pa probleme, do të lehtësojë çdo punë siç është derdhja, rrokullisja dhe shtimi i erëzave gjatë pjekjes, si dhe heqja ose vendosja e enëve më të mëdha dhe më të rënda.

Samsung Dual Cook Flex është zgjidhja e përsosur për këdo që ka një stil jetese të zënë dhe preferon shijen e vaktit të sapo gatuar në shtëpi. Të gjitha funksionalitetet e kësaj furre janë krijuar për të shkurtuar procesin e përgatitjes, gatimit dhe pastrimit.

Kjo do t’ju lejojë të shijoni ushqime të shijshme dhe më shumë kohë të lirë që tani mund ta përdorni si të dëshironi, në vend që të pastroni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0