Ende pa u lançuar mirë 5G, Huawei po punon për përhapjen e rrjetit 6G

Ende pa u lançuar mirë 5G, Huawei po punon për përhapjen e rrjetit 6G



Huawei ka filluar hulumtimin mbi 6G. Këto hulumtime vijnë në kohën kur edhe 5G ende nuk është përhapur plotësisht. Kjo deklaratë është bërë publike nga vetë CEO i Huawei Ren Zhengfei.

Rrjeti 5G  premton shpejtësi më të madhe të të dhënave dhe aftësinë për të mbështetur teknologjitë e reja, si makinat pa shofer. 5G po shpërndahet në mënyrë të ngadaltë, në vende të tilla si Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së shpejti a Kina. Sidoqoftë, themeluesi i Huawei, Ren Zhengfei, tashmë flet për një rrjet të ri 6G.

Lexo: Analistët: Problemi më i madh i Huawei është pasiguria

“Ne po punojmë paralelisht si për 5G dhe 6G. Puna për rrjetin 5G ka filluar prej kohësh”, tha për mediat Ren. Ai tha gjithashtu se ky proces është në një fazë të hershme dhe se kanë një rrugëtim tejet të gjatë për të bërë. Ren tha se teknologjia është ende “dhjetë vjet larg” dhe se një sërë ndryshimesh duhet të ndodhin përpara se 6G të bëhet realitet.

Ndërkohë është ende nuk është e qartë për çfarë do të nevojitet rrjeti 6G. Huawei aktualisht është duke përqëndruar përpjekjet në 5G, megjithatë kompania ka nënshkruar mbi 50 kontrata tregtare 5G, më shumë sesa konkurrentët e saj më të afërt Nokia dhe Ericsson.

Lexo: Huawei prezanton smartfonin e tij të parë me 8GB RAM

Gjigandi kinez i teknologjisë po përballet me presione të vazhdueshëm nga SH.B.A, e cila e ka akuzuar si rrezik për sigurinë kombëtare, duke thënë se mund të ndërtojë prapavija në pajisjet e saj të rrjetit, për të lejuar qeverinë kineze të spiunojë amerikanët. Huawei, ndërkohë, ka mohuar në mënyrë të përsëritur këto pretendime.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0