Ende asnjë kompani për ndërtimin e unazës së re - Business Magazine Albania

Ende asnjë kompani për ndërtimin e unazës së re

Plot tre muaj protestë! Kjo është situata aktuale në zonën e Astirit. Protestohet çdo ditë në orën 5 pasdite, për shkak të një urdhri të nxjerrë nga qeveria, me qëllim prishjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës.

Qeveria në deklaratat e saj, është shprehur se  banorëve do t’u mundësohet strehim në banesat sociale të shtetit, ose një bonus qeraje i financuar 50% nga bashkia dhe 50% nga qeveria. Kjo situatë ka ngjallur kundërshtime tek banorët e zonës se Astirit, të cilët shprehen herë pas here në deklarata për mediat, se do t’i mbrojnë me jetë shtëpitë e tyre.

Pas mashtrimit të zbuluar të kompanisë fituese “DH Albania”, tenderi u anulua dhe u rihap sërish nga ARRSH.

Në një deklaratë për mediat, Drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato ka bërë ditur se janë skualifikuar të gjitha kompanitë ofertuese nga tenderimi. Sipas saj, të gjitha kompanitë që kanë bërë ofertat e tyre për ndërtimin e këtij projekti, janë plotësisht në mospërputhje me kriteret e kërkuara nga ARSH.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0