Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë anijen e parë në Mars

Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë anijen e parë në Mars

Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hyrë në histori, pasi kanë nisur për në hapësirë anijen e tyre “Al-Amal”, (”Shpresa”) në planetin Mars. Ky është misioni i parë ndërplanetar i ndërmarrë nga një vend arab. Sonda u lëshua me një raketë nga një port hapësinor në Tanegashima të Japonisë. Misioni i sondës është studimi i motit dhe klimës së planetit Mars. Shkencëtarët tentuan ta nisnin sondën 2 herë javën e kaluar, por u anulua për shkak të kushteve të motit. “Al-Amal” ka për të kryer një udhëtim rreth 500 milionë kilometra drejt planetit të kuq.

Lexoni: Trajtimi përmes proteinave ul numrin e pacientëve në terapi intensive

Pritet që ajo të mbërrijë atje në shkurt të vitit të ardhshëm. Ky muaj përkon me 50 vjetorin e formimit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sarah Al Amiri, shkencëtarja drejtuese e këtij projekti tha se ishte shumë e gëzuar për këtë ngjarje. Ajo u shpreh se kjo gjë do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për qytetarët e vendit të saj, të cilët do ta shohin veten njësoj si amerikanët.

Sonda e dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe është një nga tre misionet për në Mars që nisen këtë muaj. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë në fazat e fundit të projekteve të tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0