Emigrantët kthehen si investitorë në Fier. Pas shumë vitesh në emigrim, bëhen zotër në tokën e tyre - Business Magazine Albania

Emigrantët kthehen si investitorë në Fier. Pas shumë vitesh në emigrim, bëhen zotër në tokën e tyre

Dikur emigrantë në shtetin fqinj, Greqi, sot zotër në vendin e tyre. Kjo është historia emocionuese e dy vëllezërve, Aleksandër dhe Tomor Dulaj në Portez të Fierit.

Të kthyer në vitin 2013 në vendlindje, ata vendosën të investojnë kursimet e mbledhura përgjatë viteve për ndërtimin e serave.

Të angazhuar familjarisht në këtë biznes familjar ata arritën brenda një kohe të shkurtër të shtojnë sipërfaqet e kultivuara kryesisht me domate.

Varieteti “Ozgan” ka rezultuar fitimprurës falë edhe mbështetjes së qeverisë për subvencionet për fidanë por njëherazi edhe për karburant.

I gjithë prodhimi cilësor tashme ka siguruar tregun e vet në vendet e Bashkimit Europian duke i dhënë më shumë identitet prodhimeve shqiptare.

Lexo: Pulja – Shqipëri: ndërveprimi kalon nga ekonomia e kultura

Sot sipërfaqja e kultivuar ka kaluar më shume se 1 ha ndërkohë që pengese për shtimin e mëtejshëm të saj mbetet mungesa e fuqisë punëtore ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje për ndërtimin e serave të reja.

Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0