17 Shtator 2018! Dita e parë e shkollës. Oborret gumëzhijnë sërish si dikur nga zërat e fëmijët. Me raste edhe muzika e vendosur nga vetë shkollat, ato private. Por, edhe pse të mbushura e me plot ngjyra, oborret e shkollave po presin më pak fëmijë krahasuar me vitet e kaluara.
Dy faktorë të dhimbshëm, po bëjmë që në shumë fshatra të kemi klasa të bashkuara:
1-Emigracioni i vazhdueshëm e në nivele të larta
2-ulja e nivelit të lindjeve
Lexo: Ulja e lindjeve?! Koço Broka: duhet politikë nataliteti
Këtë vit, në shkollat 9-vjeçare do të ulen 296 mijë nxënë, mbi 7% më pak se një vit më parë. Ulja e nurmit të nxënësve është përshpejtuar vitet e fundit, duke e bërë edhe më sqetësues fenomenin.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në dhjetë vitet e fundit, numri i fëmijëve të kësaj moshe ka rënë me gati 40%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.