Emerging Europe hap thirrjen për aplikime për çmimet e vitit 2019

Emerging Europe hap thirrjen për aplikime për çmimet e vitit 2019


Pas lançimit të suksesshëm të Çmimeve të “Emerging Europe” në qershor të vitit 2018, “Europa në zhvillim”, një platformë biznesi, mediatike dhe kërkimore me bazë në Londër, misioni i së cilës është të kontribuojë në rritjen sociale dhe ekonomike të 23 vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe Kaukazit, njofton se kanë nisur aplikimet për edicionin e vitit 2019 (afati i fundit 15 mars 2019).

“Edicioni i Çmimeve i vitit 2018 tërhoqi rreth 600 aplikantë nga 23 vende,” tha Anrew Wrobel, partner themelimi, strategjie dhe përmbajtje në Emerging Europe. “Këtë vit ne kemi shtuar disa kategori të reja dhe presim një interesim edhe më të madh dhe iniciativa më interesante, sepse një numër i madh influencers nga i gjithë rajoni dhe më gjerë na janë bashkuar për të promovuar çmimet.”

Janë 17 kategori të ndara në tre grupe: ndërtim imazhi, rritje ekonomike dhe sociale dhe dy kategori speciale për individët që kanë kontribuar në rritjen e rajonit; një me origjinë nga rajoni dhe një jashtë tij.

“Çmimet shërbejnë për të vlerësuar ekselencën dhe për të theksuar praktikën më të mirë në rajon. Duam të tregojmë më të mirën e rajonit dhe duam të ndihmojmë në rritjen e standardeve,” tha zoti Wrobel. “Raporti i Promovimit të Investimeve dhe Indeksi i Perceptimit të Qytetit për Biznesin janë zhvilluar për t’u shërbyer këtyre qëllimeve. Gjatë ceremonisë organizohet një tavolinë e rrumbullakët, ku ndahen njohuritë dhe eksperiencat”.

“Jam krenar që PwC ka shërbyer si partner i “Emerging Europe Awards” dhe jam i kënaqur që jo vetëm jemi të përfshirë në edicionin e ardhshëm, por po zgjerojmë fushëveprimin e pjesëmarrjes sonë “, tha Jeffery McMillan, drejtor për komunikimet globale pranë PwC.

“E kemi themeluar Çmimet e Europës në Zhvillim për të qenë një përputhje e mirë për PwC, për praktikën tonë në Europën Qendrore dhe atë Lindore, dhe qëllimi jonë për të krijuar besimin në shoqëri dhe zgjidhjen e problemeve të rëndësishme. Çmimet bëjnë bashkë njerëz nga i gjithë rajoni, puna e së cilëve na ndihmon të promovojmë rajonin tonë dhe ta bëjmë jetën më të mirë për njerëzit që jetojnë në të. Përfshirja jonë na ka mundësuar krijimin e shumë marrdhënieve fantastike me përfaqësues të biznesit, qeverisë, agjencitë e promovimit të investimeve dhe institucioneve financiare.

“Ceremonia e parë e çmimeve ishte një sukses i madh. Jo vetëm një shfaqje frymëzuese që na tregoi sesa dinamik, inovativ dhe pasionant është rajoni i Europës në zhvillim, por dhe organizatorët gjithashtu bën një punë të mrekullueshme duke nxitur një frymë komuniteti tek pjesëmarrësit nga vende të ndryshme,” shton McMilan.

Çmimet e Evropës në zhvillim do të zhvillohen më 27-28 qershor 2019 në Londër. Programi i plotë i çmimeve, i cili përfshin fjalimet kryesore, diskutimet në panel dhe ceremoninë e shpërblimeve, e cila do të zhvillohet në qershor, në selinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Shteti më afër biznesit

Vlerësimi nga “Emerging Europe” (nga 100)

1 Lituania 65.55
2 Letoni 63.27
3 Poloni 60.32
4 Mal i Zi 50.95
5 Kosovë 49.91
6 Gjeorgji 48.14
7 Bosnje dhe Herzegovina 44.27
8 Republika Çeke 42.68
9 Serbia 41.68
10 Azerbaxhan 41.55
11 Sllovaki 41.50
12 Rumani 41.41
13 Slloveni 39.32
14 Estoni 38.45
15 Kroaci 38.05
16 Maqedoni 37.00
17 Bullgari 36.73
18 Bjellorusi 35.86
19 Ukrainë 33.55
20 Moldavi 30.91
21 Hungari 25.73
22 Armeni 21.45
23 Shqipëri 21.41

Për informacion shtesë ose për imazhe specifike, na dërgoni email në media@emerging-europe.com .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0