EMA miraton vaksinën Pfizer edhe për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç - Business Magazine Albania

EMA miraton vaksinën Pfizer edhe për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

vaksinën Pfizer

Së shpejti në BE mund të vaksinohen kundër Coronës edhe fëmijët 5 deri 11 vjeç.

Agjencia Europiane e Barnave EMA miratoi përdorimin e vaksinës së Biontech & Pfizer për fëmijët nga 5 vjeç e lart. Komisioni përgjegjës i EMA-s rekomandoi në Amsterdam zgjerimin e grupmoshave që mund të vaksninohen me preparatin e Biontech dhe partnerit të tij amerikan Pfizer. Fjala është për grupmoshat 5 deri në 11 vjeç. Doza për këta fëmijë do të jetë më e ulët se sa për të rinjtë nga 12 vjeç e lart. Vaksina do të jepet si edhe tek të rriturit në formën e dy injeksioneve në krahun e sipërm në një distancë kohore prej tri javësh.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioni Europian, por kjo konsiderohet si çështje formale. Deri tani vaksina e Biontech dhe partnerit të tij amerikan Pfizer, është miratuar në Bashkimin Europian për personat nga mosha 12 vjeç e lart.

Vaksina e njohur me emrin Comirnaty ishte e para që nga katër vaksinat që u lejuan nga BE-ja më 21 dhjetor 2020, fillimisht për grupmoshat nga 16 vjeç e lart. Në fund të majit vaksina u lejua edhe për fëmijët nga 12 vjeç e lart.

Në SHBA deri tani janë vaksinuar me vaksinën e Biontech/Pfizer rreth tre milionë fëmijë e të vegjël. Në Izrael dhe Kanada vaksinimi i fëmijëve të moshës midis 5 dhe 11 vjeç nisi këtë javë.

Lexoni: Çfarë është Sindroma Solomon dhe pse ndikon më shumë tek Gjenerata Z?

/dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0