Elsa Gega, katalizatori i studentëve dhe turizmit të Elbasanit

Elsa Gega, katalizatori i studentëve dhe turizmit të Elbasanit


Doktore e shkencave, pedagoge në fakultetin ekonomik të Elbasanit dhe pedagoge e jashtme në Tiranë Elsa Gega nuk është profesoresha klasike në universitet. Objektivi i saj për të integruar studentët në tregun e punës, për t’i promovuar ata, për t’i hedhur në terren të prekin realitetin, e përmbush misionin e profesorit mentor.

Ne e takojmë në Tiranë, bashkë me dy student të saj nga Elbasani, ndërsa po diskutohej për promovimin e gruas, pjesmarrjen e saj në shërbime publike.

E specializuar në fushën e marketingut në qytetin e saj ka ndërmarrë disa nisma sociale, disa prej të cilave kanë shanse të mira për të qenë edhe biznese të suksesshme. “Në qytetin e Elbasanit vit pas viti kam bërë aktivitete rreth turizmit prej disa vitesh. Ndërkohë, këtë vit kemi hapur një ëebsite të mirëfilltë për turizmin, për ta parë turizmin e Elbasanit ndryshe”, thotë ajo.

E bindur se qyteti nuk njihet për vlerat reale që ka dhe me turizëm pak të promovuar, ajo po punon të heqë nga mendjet e njerëzve idenë e Elbasanit të metalurgjikut, ndotjes, lindjeve me probleme etj. “Elbasani mbi të gjitha është një qytet i kulturës, Normales dhe festa e luleve e karakterizon”.

Ajo tregon se në qytet janë disa site, e vende të rendësishme, të pa njohura e vlerësuara edhe nga vetë banorët e Elbasanit por që u bënë atraktive nga studentët përmes web-it të ri Visitelbasan.site

Ajo kujton se Qarku i Elbasanit ka një qytet të vogël që quhet Belësh dhe dikur nga Sami Frashëri mendohej të bëhej kryeqyteti i Shqipërisë.

“Website ka pasur një bum, ne nuk e prisnim. Kemi bërë aktivitete me veshjet traditat, historinë, trashëgiminë kulturore. Kjo ka bërë që edhe studentët të ndihen të promovuar. Studentët tanë janë kontaktuar nga agjensitë e udhëtimit për të promovuar këtë punë të nisur prej tyre”.

Kjo u nis nga dëshira e saj për të promovuar këndshëm qytetin dhe studentët.

Ndërsa sot, disa agjensi në Elbasan kanë kërkuar të jemi pjesë e bashkëpunimit. Vetë Elsa po punon sot për ta bërë Elbasanin pjesë të Booking.com

 

“Në Gramsh është zbuluar së fundi nga turistët ujëvara dhe po vizitohet, por nuk është vetëm kaq, Aty është kanioni shumë i  bukur i Holtës, një sit shumë i mirë aventure. Shtimi i njerëzve për aventurë atje, nxiti banorët të hapin disa lokale.

Gramshi, sipas saj, është bërë atraktiv edhe për liqenin, liqeni i zi, liqen me ujë të ftohtë që njerëzit e përdorin si një lligjë të hapur. Vendasit e dinin dhe e frekuentonin, por së fundi po viyitohet edhe nga turistë të huaj.

Elsa sugjeron të vizitohen gjithashtu edhe liqenet atraktive të Funarit, ndërsa Gjinari cilësohet prej saj mushkëria e Elbasanit.

Dashuria për vendin, pasqyrohet edhe në dashurinë për banorët e vendit të saj. Flasim në veçanti për fëmijët me aftësi ndryshe. Kur e pyesim se ku e sheh vetën pas disa vitësh, duket se do të jetë pedagogia që sznon të punësojë studentët e saj që në universitet, por jep njëkohësisht kontribut të kënaqshëm në shoqëri.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0