Elon Musk thotë se udhëheqësit e mëdhenj përqëndrohen në një gjë para gjithçkaje tjetër

Elon Musk thotë se udhëheqësit e mëdhenj përqëndrohen në një gjë para gjithçkaje tjetër

~7 minuta lexim


Çdokush që ka ndërtuar një nismë të suksesshme është gati të zbulojë recetën magjike për mënyrën se si të rritet biznesi. Por, duhet shumë më tepër sesa të kesh titullin e duhur, idetë e duhura apo dhe të punosh shumë.

Sigurisht, duhet një grushtim i cilësive të lindura për të qenë një udhëheqës – guxim, pasion, imagjinatë – por gjithashtu janë të rëndësishme sistemet e duhura të mbështetjes.

Elon Musk thotë se udhëheqësit e mirë duhet të përqëndrohen në themelimin e biznesit fillimisht. Por, ka një vijë ndarese midis një udhëheqësi të fortë dhe të guximshëm që motivon ekipin e tij ose të saj kundrejt një udhëheqësi, intensiteti i të cilit e mbyt energjinë dhe kreativitetin e tyre. Udhëheqësit më të mirë zotërojnë vlera të caktuara që në fund të fundit i inkurajojnë ekipet për të bërë punën e tyre më të mirë. Dhe akoma më mirë, këto vlera mund të mësohen!

Komunikoni, Komunikoni, Komunikoni!

Një studim i fundit pesëvjeçar i 5,000 profesionistëve të biznesit amerikan nga drejtuesi i menaxhimit të UC Berkeley Morten Hansen zbuloi se liderët e suksesshëm janë gjithashtu komunikues të mirë që dinë ta thjeshtojnë mesazhin, nevojat dhe prioritetet e tyre. Por, mos ngatërro të jesh një komunikues i mirë me të qenit një folës i mirë. Komunikues të mëdhenj flasin me besim dhe lidhen me energjinë dhe aspiratat e njerëzve. Ata gjithashtu e dinë se kur duhet të dëgjojnë dhe të bëjnë një gjë të tillë në mënyrë paqësore, të marrin plotësisht dhe të respektojnë fjalët dhe ndjenjat e një personi tjetër përpara se të reagojnë. Kjo u lejon udhëheqësve të modifikojnë mesazhin e tyre sipas një situate specifike, sepse komunikimi në mënyrë efektive nuk ka të bëjë me thënien e duhur 100 për qind të kohës; ka të bëjë me përmbushjen e pritshmërive dhe nevojave të audiencës që po komunikohen. Gjithnjë citoni Ajnshtajnin: “Nëse nuk mund ta thoni shkurtimisht, nuk e kuptoni mirë”. Një redaktim dokumenti gjithmonë ka të bëjë me krasitjen, duke mos shtuar gjëra të reja.

Mbani emocionet në kontroll

Të jesh një sipërmarrës do të thotë të jesh gjithmonë i vëmendshëm, veçanërisht në fazat e hershme të ndërtimit të një biznesi, kur uljet dhe ngritjet janë ekstreme. Një ditë, ndjen nxitjen për atë që po krijohet; ditën tjetër, mund te ndjesh dështimin nëse gjërat nuk po ndodhin ashtu siç pritej. Dhe është e lehtë që gabimet të kthehen në momente dërrmuese të fajit dhe të turpit, ndërsa arritja e një fitoreje mund të shkojë shpejt në kokën e një pronari të biznesit. Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme që liderët e mirë të kuptojnë herët se si të kontrollojnë emocionet e tyre në lidhje me biznesin, qoftë pozitive apo negative.

Krijimi i nje kompanie nuk është për të sëmurët me zemër, dhe do të ketë sfida dhe suksese, shumicen e kohës jo në sasi të barabarta. Mësoni si t’i merrni këto momente kur vijnë, duke ditur se edhe kjo do të kalojë. Kjo ndihmon dhe ne motivimin e punonjesve që të ndjekin të njëjtën rrugë.

Festoni Fitoret e Ekipit.

Tregimet e origjinës janë të shkëlqyera. Dhe të gjithë e duan historinë e një sipërmarrësi të shkëlqyer, i cili vjen nga asgjeja dhe fillon një biznes të suksesshëm. Por realiteti është, pavarësisht nëse është një histori me superhero suksesi është pothuajse gjithmonë një përpjekje bashkëpunuese. Udhëheqësit që pranojnë publikisht kontributet e të gjithë ekipit të tyre, në vend që të veçojnë punën e disa individëve ose edhe veten, kanë më shumë gjasa të krijojnë një mjedis ku punonjësit ndihen të vlerësuar dhe të rëndësishëm për suksesin e përgjithshëm të biznesit.

Sendut Teknik SendGrid ka një përkufizim të madh të kulturës së tij që flet për këtë. Ajo fokusohet në katër Hs: I gëzuar, i uritur, i përulur, dhe i ndershëm. Duke qenë pozitiv, duke kërkuar zgjidhje, duke mësuar nga njëri-tjetri dhe duke vlerësuar transparencën janë mënyra të shkëlqyera për të lavdëruar kontributet dhe sukseset e përditshme. Ashtu si aftësitë e paprekshme si lidershipi, thelbi i të qenit një udhëheqës i mirë nuk qëndron vetëm në tipare të natyrshme, si besimi dhe inteligjenca.

Bëhet fjalë për sjelljet e mësuara se si të lidhesh me njerëzit në një mënyrë që i nxit ato për të prodhuar punë të madhe dhe për të dashur atë. Vetëm atëherë një lider i mirë do të bëhet një udhëheqës i madh.

Marrë nga Inc.com

Përktheu: Adela Saliaj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0