Elon Musk të rinjve ambiciozë: "Aftësitë vlejnë më shumë se diploma"

Elon Musk të rinjve ambiciozë: “Aftësitë vlejnë më shumë se diploma”


Nëse vini nga një background i caktuar, një diplomë e mirë është gjëja më e rëndësishme në botë. Çdo gjë që ju bëni, qoftë dhe infermeri lidhet me diplomën me kapakë të mëdhenj nga universiteti juaj i ëndrrave.

Sipërmarrësi Elon Musk ka një mesazh si për të rinjtë e fiksuar pas diplomës edhe për kompanitë që përzgjedhin të punësojnë ata: Qetësohuni!

I pyetur gjatë një interviste në vitin 2014 për diplomat e universitetit që ai merr në kosideratë gjatë rekrutimit, Musk shpjegoi se edhe pse të dhënat mund të jenë një tregues i mirë për aftësitë e dikujt, ato nuk janë përcaktuese të arritjeve të atij personi.

Si të lulëzosh pa një diplomë.

Filozofia e punësimit nga menaxherët është shumë e thjeshtë: diploma është një tregues i mirë, por jo gjithmonë. Ju do të përfundoni duke paguar më shumë për njerëzit tuaj nga sa ju nevojitet dhe do të humbisni talentet e vërtet.

Musk beson se, nëse e konsumoni gjithë energjinë tuaj tek notat dhe diploma, ju nuk po fokusoheni mjaftueshëm në atë që vërtet ka rëndësi, që janë aftësitë dhe përmirësimi i tyre gjatë gjithë karrierës.

Naval Ravikant, bashkë-themelues i AngelList, ka tre këshilla për ata që  mendojnë ndryshe:

  1.  Çfarë të studiojmë dhe si ta studiojmë është më e rëndësishme sesa ku ta studiojmë dhe për sa kohë.
  2. Mësuesit më të mirë janë në internet. Librat më të mirë janë në internet. Kolegët më të mirë janë në internet.
  3. Mjetet për mësim janë të bollshme. Ndërsa dëshira për të mësuar është e pakët.

Pra, mos e humbisni pyllin për diplomat. Po, notat janë shumë të këndshme, por kjo copë letre e shtrenjtë nuk është gjithçka. Çmimi i vërtetë në jetë nuk është letra pas emrit tuaj, është aftësia për të bërë gjëra të mrekullueshme. Për këtë nuk kërkohet shkolla. Duhet vetëm Pasioni.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0