Elon Musk tani dëshiron ta bombardojë Marsin - Business Magazine Albania

Elon Musk tani dëshiron ta bombardojë Marsin


Seriozisht: ai me të vërtetë dëshiron të hedhë një bombë të madhe bërthamore në Planetin e Kuq. Ai përdori Twitter-in për të shfaqur entuziazmin për idenë e tij.

Edhe pse Musk nuk e sqaroi pse dëshiron të rrezikojë aq shumë duke dërguar një bombë bërthamore në hapësirë dhe ta shpërthejë atë në një planet që shkencëtarët po e hetojnë në mënyrë aktive për mundësinë e ekzistimit të shenjave të jetës antike, ky plan ka të ngjarë të ketë të bëjë me ëndrrën e tij për të kolonizuar Marsin dhe për të shpëtuar njerëzimin.

Elon Musk për herë të parë sugjeroi bombardimin e Marsit në vitin 2015, kur argumentoi se përdorimi i bombave për të shkatërruar polet e planetit do të lironte mjaftueshëm dioksid karboni për të rritur temperaturën atmosferike të Marsit  dhe për ta bërë atë të njëjtë me temperaturën e Tokës, megjithëse shkencëtarët paralajmëruan se plani as nuk do t’i afrohej realizimit.

Megjithatë, Musk ka filluar ta mbështesë fuqishëm idenë e tij – dhe madje sugjeroi në një tweet të radhës se ai do të fillonte të shiste bluza me mesazhin “Ta bombardojmë Marsin”.

Futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0