Të gjithë kemi momente kur e nënvlerësojme një detyrë që kemi për të kryer dhe na duhet të riorganizohemi. Edhe pse Elon Musk duhet të luftojë me probleme të shkencës në nivel të lartë për të realizuar produktet e tij, përfshirë këtu makinat elektrike dhe raketat, as ai nuk është i paprekshëm ndaj diçkaje të tillë.
Në një deklaratë ditën e mërkurë, Musk ju referua linjave të prodhimit që patën vonesa në vitin 2017.
‘’Është ironike sepse modulet e baterive duhet të ishin gjëja që bëjmë më mirë’,’ tha Musk. ‘’Ne kishim pak më tepër vetëbesim nga sa duhet dhe ishim shumë të qetë me aftësinë tonë për të ndërtuar bateritë.’’
Plani i kompanisë është të vazhdojë të ndërtojë 5000 makina në javë deri në përfundim të çerekut të dytë të vitit 2018. Meqë Tesla ishte një pjesë e rendësishme edhe për projektin e Space X me dërgimin e raketës Falcon Heavy, Musk e përmendi atë gjatë deklaratës.
Vetëbesimi i tij duket qartësisht se është diçka që nuk tronditet lehtë. Siç u shpreh edhe ai vetë për këtë: ‘’Nëse mund të dërgojmë nje Roadster në rripin e asteroidëve, besoj se mund të zgjidhim edhe problemin e prodhimit të Model 3.’’
Kjo provon se edhe nëse ke ngecur me një problem, të fokusohesh në një tjetër projekt mund të të ndihmojë të ecësh përpara dhe të zbulosh se çfarë mungon.
burimi: entrepreneur.com