Elon Musk po mendon të krijojë një platformë të re mediash sociale - Business Magazine Albania

Elon Musk po mendon të krijojë një platformë të re mediash sociale

Elon Musk tha se po mendohet seriozisht për krijimin e një platforme të re të mediave sociale në një postim në Twitter. Ai nuk ndau ndonjë specifikë se si do të dukej apo si do të funksiononte platforma hipotetike e mediave sociale.

Miliarderi i Tesla dhe SpaceX bëri këtë koment pasi pretendoi se Twitter nuk lejon fjalën e lirë.

Të premten, Musk shkroi në Twitter: “Duke pasur parasysh se Twitter shërben si shesh publik de facto, dështimi për t’iu përmbajtur parimeve të fjalës së lirë minon rrënjësisht demokracinë. Çfarë duhet bërë?” Ai vazhdoi duke pyetur nëse nevojitet një platformë e re.

Në një tjetër postim në Twitter të premten, Musk tha se “fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale” dhe vuri në dyshim nëse Twitter “i përmbahet me rigorozitet këtij parimi”.

Twitter, i cili pretendon se është i përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të CNBC për koment.

Lexo edhe: 10 shpikjet më të mëdha të Elon Musk që po ndryshojnë botën

Shqyrtimi i rregullatorit

CEO-s së Tesla nuk i pëlqen fakti që tweet-et e tij shqyrtohen nga rregullatorët.

Musk u thirr nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim në nëntor pasi ai pyeti ndjekësit e tij në Twitter nëse duhet të shesë 10% të aksioneve të tij Tesla duke shkaktuar rënien e aksioneve të kompanisë.

Në shkurt, Musk akuzoi Komisionin për “ngacmim” në një përpjekje për të “fituar” të drejtën e tij për lirinë e fjalës.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0