Elon Musk drejt të bërit trilioner, Tesla propozon pagën marramendëse - Business Magazine Albania

Elon Musk drejt të bërit trilioner, Tesla propozon pagën marramendëse

Elon Musk rrëfen gabimin që i kushtoi kontrollin mbi startup-in e tij të parë

Tesla ka paraqitur një paketë të re kompensimi për CEO-n e saj, Elon Musk, me vlerë 1 trilion dollarë – një nga më të mëdhatë ndonjëherë në historinë e korporatave. Por, sipas analistëve, shumica e objektivave të vendosura për të përfituar këtë pagesë janë versione të zbutura të premtimeve që Musk ka dhënë ndër vite.

Në vend të synimit fillestar për 20 milion makina në vit deri në 2030, bordi i Tesla-s tani kërkon vetëm 20 milion makina gjithsej deri në 2035. Po kështu, premtimi i famshëm për 1 milion robotaksi është rikthyer si objektiv, por me një kornizë më fleksibile, ndërsa prodhimi i 1 milion robotëve humanoidë Optimus deri në 2035 është vendosur si pikë tjetër kyçe.

Lexo edhe: BE gjobit Google me 3.5 miliardë dollarë për “abuzim” në tregun e reklamave online

Musk duhet gjithashtu të ndihmojë kompaninë të arrijë një vlerësim prej 8.5 trilion dollarësh dhe të sigurojë 10 milion abonime për softuerin “Full Self-Driving”. Përveç këtyre, bordi i kërkon të hartojë një plan pasardhësie si CEO dhe të reduktojë angazhimin politik.

Pavarësisht kritikave, mbështetja e aksionarëve pritet të jetë e fortë  duke marrë parasysh se paketat e mëparshme të pagave për Musk janë miratuar me shumicë dërrmuese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0