Tesla ka paraqitur një paketë të re kompensimi për CEO-n e saj, Elon Musk, me vlerë 1 trilion dollarë – një nga më të mëdhatë ndonjëherë në historinë e korporatave. Por, sipas analistëve, shumica e objektivave të vendosura për të përfituar këtë pagesë janë versione të zbutura të premtimeve që Musk ka dhënë ndër vite.
Në vend të synimit fillestar për 20 milion makina në vit deri në 2030, bordi i Tesla-s tani kërkon vetëm 20 milion makina gjithsej deri në 2035. Po kështu, premtimi i famshëm për 1 milion robotaksi është rikthyer si objektiv, por me një kornizë më fleksibile, ndërsa prodhimi i 1 milion robotëve humanoidë Optimus deri në 2035 është vendosur si pikë tjetër kyçe.
Lexo edhe: BE gjobit Google me 3.5 miliardë dollarë për “abuzim” në tregun e reklamave online
Musk duhet gjithashtu të ndihmojë kompaninë të arrijë një vlerësim prej 8.5 trilion dollarësh dhe të sigurojë 10 milion abonime për softuerin “Full Self-Driving”. Përveç këtyre, bordi i kërkon të hartojë një plan pasardhësie si CEO dhe të reduktojë angazhimin politik.
Pavarësisht kritikave, mbështetja e aksionarëve pritet të jetë e fortë duke marrë parasysh se paketat e mëparshme të pagave për Musk janë miratuar me shumicë dërrmuese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.