Elon Musk bën thirrje për “ndarjen” e Amazon - Business Magazine Albania

Elon Musk bën thirrje për “ndarjen” e Amazon

Elon Musk bëri thirrje për “ndarjen” e Amazon, pas një mosmarrëveshje për një e-book rreth koronavirusit. Sipërmarrësi doli në mbrojtje të një autori libri, i të cilit që kishte të bënte me pandeminë e koronavirusit, që u refuzua nga Amazon Kindle.

Musk etiketoi shefi ekzekutiv të Amazon Bezos, në një cicërimë në Twitter, duke thënë se vendimi i tij ishte i çmendur dhe kishte ardhur koha për të shpërbërë Amazon. Amazon tha se libri është refuzuar gabimisht dhe do të ri-publikohej. Autori i librit Alex Berenson mori vëmendjen e Musk pasi publikoi një mesazh nga Amazon, që i thoshte se libri i tij për pandeminë nuk përputhej me rregulloren e kompanisë. “Ata më censuruan!” shkruajti z. Berenson. “Libri bazohet tërësisht në të dhëna të publikuara nga qeveria dhe revistat shkencore. Nuk thotë se koronavirusi nuk është i vërtetë ose nuk vret njerëz.” Musk ka kritikuar vazhdimisht politikat e qeverisë rreth pandemisë së koronavirusit.

Musk e kishte përshkruar urdhrin si fashizëm dhe kërcënoi të largonte Tesla nga Kalifornia. Musk dhe Bezos janë dy rivalë edhe në industrinë hapësinore. Musk kishte themeluar SpaceX në 2002, dy vite pasi Bezos nisi  firmën e tij të raketave Blue Origin. Vitin e kaluar, Bezos kritikoi idenë e Musk për të kolonizuar Marsin.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0