Elevator Lab prezantohet gjatë eventit “Paneli i Karrierës SalesForce”

Elevator Lab prezantohet gjatë eventit “Paneli i Karrierës SalesForce”

Elevator Lab

Të premten, më 9 tetor, SalesForce Albania zhvilloi eventin “Paneli i Karrierës Salesforce”. Paneli përbëhej nga Trailblazers me përvojë dhe të rinj që ndanë udhëtimin, rrugën e karrierës dhe këshillat për gjetjen e një pune në ekosistemin Salesforce.

Paneli përbëhej nga: Gianluca Ciminata, themelues dhe CEO i kompanisë DOT (Digital on Things), Brisilda Hitaj, e cila punon pranë kompanisë ndërkombëtare Mozenda, Renato Civili, bashkë-themelues dhe CEO i Digital Academy Albania, Dorian Kane, administrator i SalesForce dhe Anila Sallata, përfaqëusese e bankës Raiffeisen në Shqipëri.

Eventi u zhvillua në ambientët e InnoSpace Tirana. Të interesuarit kishin mundësi ta ndiqnin eventin edhe online, në platformën Google Meet.

Elevator Lab

Të pranishëm në event ishin antarë të komunitetit SalesForce dhe të rinj të apasionuar pas teknologjisë. Eventi u moderua nga Marilo Meta, themelues dhe president i LDA Balkan dhe Besmira Amuli, menaxhere projektesh pranë AWS.

Gjatë eventit, Anila Sallata, përfaqësuese e Raiffeisen Bank prezantoi programin “Elevator Lab Kosovë & Shqipëri 2020”.

Elevator Lab

Programi “Elevator Lab” është një program inovativ, i cili për herë të parë u prezantua në qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vjenë, pjesë e të cilit ishin edhe të gjitha bankat e rrjetit RBI, duke përfshirë këtu edhe Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri.

Elevator Lab” është bërë tashmë akseleratori fintech më i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore. Prandaj, zbatimi i këtij programi edhe në Kosovë e Shqipëri paraqet një mundësi të veçantë për komunitetin fintech dhe startup që veprojnë në këto dy vende të konkurrojnë dhe të përfitojnë një përvojë të re duke bashkëpunuar me profesionistë të fushave të ndryshme bankare.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë më idetë dhe zgjidhjet e tyre në këto fusha:

Retail (Retail Banking)

Korporatë (Corporate Banking)

Tregjet Kapitale (Capital Markets)

dhe zgjidhje të tjera inovative bankare.

Lexoni: Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri prezantojnë programin e përbashkët “Elevator Lab 2020”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0