Eksportet ranë me 28% në portin e Durrësit - Business Magazine Albania

Eksportet ranë me 28% në portin e Durrësit


Bllokimi i portit të Selanikut dhe Pireut në Greqi nuk ka dhënë ende ndonjë efekt në rritjen e vëllimit të përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit. Burimet zyrtare nga Autoriteti Portual i Durrësit thanë se ritmi i përpunimit nuk ka ndryshuar dhe se nuk është në pritje ndonjë sasi më e madhe e mallrave nga Maqedonia.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual i Durrësit, në periudhën janar-maj të këtij viti u përpunuan rreth 1.3 ton mallra të ndryshme. Në katër terminalet e Portit u përpunuan 216 anije tregtare dhe 409 tragete, ndërsa u ankoruan 5 kroçera dhe 37 jahte.

Gjatë 5-mujorit, importet nga porti i Durrësit u rritën me 26%, duke arritur shifrën prej 965,618 ton mallra, ose 202.228 ton më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërsa eksportet pësuan rënie me 28% ose me 246 mijë ton më pak se sa periudha 5-mujore e vitit 2015.

Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti në portin më të madh të vendit janë përpunuar afro 316 mijë ton mallra gjithsej, ose 6 përqind më shumë se sa në maj të vitit
2015.

Në këto pesë muaj në terminalin e DCT janë përpunuar 42.726 kontejnerë TEU, ose 2.298 njësi më shumë se vitin e kaluar. Në pesë muajt e parë të këtij viti tragetet kanë kryer 409 lundrime, ose 44 më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar, duke transportuar afro 317 mijë ton mallra gjithsej.

Tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës –Trieste e kthim transportuan gjithsej 215.869 udhëtarë, ose 32.913 udhëtarë më shumë se në 5-mujorin e parë të vitit të kaluar.

/monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0