Eksportet ngadalësohen në mars. Faktor kryesor ulja e çmimeve - Business Magazine Albania

Eksportet ngadalësohen në mars. Faktor kryesor ulja e çmimeve

Tregtia e jashtme u ngadalësua në mars. Të dhënat nga instituti statistikave tregojnë se eksportet e vendit arritën 42 miliardë lekë, një ulje me 11.7% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. 

Edhe importet në vlerën 81 mld lekë u ulën me 3.7%, ndërsa deficiti tregtar vijon të zgjerohet.

Eksporti i mallrave jashtë shqipërisë është ndikuar nga rënia e grupeve kryesore. Kështu vendi po dërgon më pak materiale ndërtimi dhe metale jashtë vendit  një rënie me 8.6% në krahasim me një vit më parë.

Edhe mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike është eksportuar më pak me rënie 4.8%, ndikuar kryesisht nga konjuktura e çmimeve. Të dhënat tregojnë se volumi i eksportit të këtyre mallrave është rritur, por çmimi më i ulët me të cilin ato po shiten në tregun ndërkombëtar ka sjellë ndikim negativ në financat e kompanive.

Lexo edhe: Tregtia në rajon/ Negociata për protokollin shtesë 7 të marrëveshjes së CEFTA-s

Tekstilet dhe këpucët që ishin lokomotiva kryesore e produkteve made in albania vitin e kaluar u zgjeruan me vetëm 0.2% në mars, praktikisht në stanjacion.

Produktet bujqësore si dhe grupi i makinerive, pajisjeve dhe pjesët e këmbimit kanë arritur të ruajnë trendin pozitiv.

Edhe gjeografia e vendeve të eksportit ka ndryshuar, pasi në mars dërguam më shumë produkte drejt Spanjës, Greqisë dhe Kosovës, ndërsa ka ulje me partnerët tradicionalë si Italia dhe Gjermania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0