Eksplorojmë dizajnin inovativ të telefonave inteligjentë të palosshëm Samsung - Business Magazine Albania

Eksplorojmë dizajnin inovativ të telefonave inteligjentë të palosshëm Samsung

Samsung

Bota po ndryshon vazhdimisht dhe përdoruesit po përshtaten më shpejt se kurrë. Koncepti i inovacionit ripërcaktohet vazhdimisht, dhe tendencat vijnë e shkojnë sa hap e mbyll sytë. Kjo është arsyeja pse kaq shumë përpjekje bëhen për të përsosur çdo detaj funksional dhe estetik të pajisjeve teknologjike. Kjo duket së është dhe filozofia dhe rruga që Samsung ka zgjedhur për gjeneratën e re të telefonave të palosshëm – Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4.

Dizajn më i ekuilibruar dhe i rafinuar

Gjenerata e re e smartphone-ve Galaxy Z është një kombinim i cilësisë dhe qëndrueshmërisë, me një dizajn fleksibël po aq sa elegant. Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4 vijnë me një dizajn më të rafinuar duke ofruar një përvojë funksionale dhe gjithëpërfshirëse të ekranit të plotë. Skajet e drejtuara, një menteshë më e hollë dhe xhami ultra i hollë (Ultra Thin Glass) krijojnë një dizajn të sheshtë dhe kompakt që i bën ata shumë më komod në përdorim.

Galaxy Z Flip4 ka ruajtur dizajnin e thjeshtë dhe kompakt si guaskë por i është shtuar një kornizë metalike që shkëlqen për të theksuar më tej përvojën e përmirësuar të kamerës. Mund ta përdorni si një smartphone i zakonshëm falë ekranit kryesor 6,7 inç ose ta palosni në madhësinë e duhur për t’u futur në xhep dhe të përdorni ekranin e jashtëm 1.9-inç.

Në Galaxy Z Fold4, dekorimi i kamerës dhe xhami i pasmë bashkohen duke theksuar paraqitjen horizontale të dizajnit të kamerës. Raporti i ekranit i gjeneratës së re të Galaxy Z Fold4 është i optimizuar duke faktorizuar aspektet më të rëndësishme të përdorimit të përditshëm dhe aftësinë për ta mbajtur në xhep. Ai mund të përdoret lehtësisht me njërën dorë falë ekranit të tij të kapakut 6,2 inç dhe gjithashtu mund ta hapni për të qenë sa më produktiv falë ekranit kryesor 7,6 inç.

Një valë e re ngjyrash

Në vijim të trashëgimisë shumëngjyrëshe të serisë Galaxy këtë vit Samsung prezantoi nuancën më të re të ngjyrës vjollcë ‘Bora Purple’, e krijuar për të ngjallur gëzim, kreativitet dhe për të festuar individualitetin. Kjo është një nga ngjyrat e Galaxy Z Flip4 i cili gjithashtu vjen në ngjyrë grafit, rozë e artë dhe blu, të përshtatshme me stilin e çdo përdoruesi. Nga ana tjetër, Galaxy Z Fold4 ofrohet në ngjyrat e rafinuara që përfshijnë gri në të gjelbër, bezhë dhe të zezë të tejdukshme

 

Materiale miqësore për mjedisin

Që nga lançimi i serisë Galaxy S22, Samsung ka përfshirë materiale të ricikluara jo vetëm në paketim, por edhe në harduerin e produkteve e reja. Seria e re Galaxy Z përfshin në komponentët kryesorë plastikë që është nxjerrë nga oqeani dhe 100 për qind letër të ricikluar për paketimin e saj.

Gjithashtu, elementi kryesor për pajisjet e palosshme të Samsung është xhami ultra i hollë (Ultra Thin Glass), një material që mund të paloset qindra mijëra herë duke ruajtur qëndrueshmërinë dhe forcën e tij.

Produktivitet dhe argëtim

Përrtej dizajnit inovativ, të punosh, të shikosh filma dhe seriale, të luash lojërat e preferuara, të dëgjosh muzikë ose të lexosh libra me linjën e re të smartphone-ve Galaxy Z do të jetë një kënaqësi e vërtetë. Pse?

Galaxy Z Fold4 është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme. Për më tepër ai është optimizuar për tju ndihmuar të jeni më produktiv dhe të kryeni disa detyra njëkohësisht. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Gjithashtu, Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. E për adhuruesit e gaming, lojërat janë gjithashtu më të shpejta falë platformës së fuqishme celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 dhe 5G tepër të shpejtë.

Ndërsa Galaxy Z Flip4 është krijuar për t’u përdorur vërtet ‘pa duar’ – duke bërë më shumë gjëra pa e hapur aspak telefonin. Kryeni telefonata, përgjigjuni mesazheve, hapni makinën dhe madje kontrolloni SmartThings Scene, të gjitha nga ekrani kryesor pa zhbllokuar telefonin. Gjithashtu, bërja e selfieve me cover screen të Galaxy Z Flip4 është shndërruar në një përvojë krejtësisht të re. Ndryshe nga modelet e mëparshme që çaktivizojnë Quick Shot kur produkti shpaloset, përdoruesit mund të vazhdojnë të përdorin kamerën edhe kur produkti është i hapur në një kënd të caktuar. Kjo mundëson realizimin e selfieve në një sërë këndesh të ndryshme.

Me blerjen e Samsung Galaxy Z Flip4  ose Samsung Galaxy Z Fold4  ju përfitoni një provë gjashtëmujore falas të memories prej 100 GB në “OneDrive cloud”. Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 10 gushtit 2022 dhe 10 gushtit 2023. Mund të gjeni më shumë informacion rreth promocionit në këtë link.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0