Eksperti i komunikimit: "3 gjëra që bëjnë njerëzit me besim tek vetja kur flasin në publik " - Business Magazine Albania

Eksperti i komunikimit: “3 gjëra që bëjnë njerëzit me besim tek vetja kur flasin në publik “

Eksperti i komunikimit: "3 gjëra që bëjnë njerëzit me besim tek vetja kur flasin në publik "

Edhe nëse mendimi i të folurit para njerëzve ju jep ndjesi sikleti, ka gjëra që mund të bëni për ta menaxhuar atë ndjenjë, thotë pedagogu dhe mentori i komunikimit në Stanford, Matt Abrahams. “Shumica e njerëzve ndihen nervozë kur flasin para të tjerëve,” thotë Abrahams. “Ata prej nesh që e studiojnë atë besojnë se ajo është e rrënjosur në të qenit njerëzor dhe është pjesë e historisë sonë evolucionare.” Si rezultat, ai thotë: “Është e rrënjosur te ne, si pjesë e evolucionit, të jemi shumë të shqetësuar për statusin tonë relativ ndaj të tjerëve.  Ndërsa nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar natyrën tonë evolucionare, ka shumë gjëra të vërtetuara shkencërisht që mund të bëjmë për të pakësuar nervozizmin tonë kur flasim para të tjerëve, thotë Abrahams.

Më poshtë janë disa teknika që ai rekomandon dhe që përdorin shumë folës me përvojë:

1. Kushtojini vëmendje simptomave fizike të nervozizmit

Filloni duke bërë diçka në lidhje me anën fiziologjike të nervozizmit, Abrahams thotë: “Njerëzve të cilëve u rriten rrahjet e zemrës, flasin shpejt, dridhen, djersiten, skuqen – e gjithë kjo është rezultat i përgjigjes “fight or flight”. Ju mund të ngadalësoni rrahjet e shpejta të zemrës dhe të shmangni të folurit shumë shpejt me disa frymëmarrje të thella me bark, thotë Abrahams. Lëvizja e qëllimshme bën që adrenalina të reduktohet. Prandaj, provoni të ecni drejt audiencës nëse jeni në këmbë ose të bëni gjeste gjerësisht. Sidoqoftë lëvizja gjithashtu i jep audiencës tuaj diçka më interesante për t’u parë dhe mund t’ju ndihmojë të mbani vëmendjen e tyre në çdo gjë që po thoni. Juve gjithashtu mund t’ju nevojitet të qetësoheni, thotë ai. Nervozizmi bën që zemra juaj të rrahë më shpejt dhe të pompojë më shumë gjak nëpër trupin tuaj, gjë që gjeneron nxehtësi dhe ju bën të djersiteni për të njëjtën arsye që ju bëjnë edhe ushtrimet fizike. Gjithashtu një tjetër gjë që mund të keni parasysh është mbajtja e diçkaje të ftohtë në pëllëmbët e duarve, gjë e cila mund të kontribuoj në ftohjen e temperaturës së trupit tuaj, kjo pasi pëllëmbët janë termoregulatorë për trupin. Trajtimi i simptomave fizike të nervozismit tuaj do t’ju bëjë të ndiheni më pak nervoz, ai thotë: “Ju do të kuptoni se nuk jeni duke u djersitur apo duke u dridhur më para njerëzve. Ju do të filloni të ndiheni më të sigurt sepse e dini se nuk po dukeni nervoz. Pra, është një cikël i virtytshëm.”

2. Fokusojeni veten tuaj në momentin aktual

Përveç trajtimit të simptomave fizike të nervozizmit, thotë Abrahams, ju gjithashtu duhet të adresoni burimet e nervozizmit tuaj. Një burim i zakonshëm është perfeksionizmi. Mund të fokusoheni te procesi, hap pas hapi, më shumë se sa te ideja e përgjithshme  perfeksioniste që ju doni apo keni pritshmëri. Një problem tjetër i zakonshëm është frika se nuk do ta arrini objektivin tuaj. Kur flasim, zakonisht kemi një qëllim, thotë ai. Ajo që na bën të frikësohemi është ideja se çfarë do të ndodhë nëse nuk e arrijmë objektivin e dëshiruar. Ajo që po na bën nervoz është rezultati i mundshëm në të ardhmen. Zgjidhja qëndron te përqendrimi në të tashmen. “Nëse ne mund ta bëjmë veten më të orientuar drejt së tashmes, sipas definicionit ne do të jemi më pak të shqetësuar për të ardhmen,” thotë ai. Për këtë çdo aktivitet që ju sjell në të tashmen mund të ndihmojë . “Mund të jetë dëgjimi i këngëve. Mund të jetë duke bërë diçka fizike – psh aktorët tundin trupin e tyre. Mund të filloni nga 100 dhe të numëroni mbrapsht deri në 17. Një folës profesionist që luan Tetris.

Lexo edhe: 3 hapa për të kontrolluar emocionet para një prezantimi të rëndësishëm

3. Përqendroni vëmendjen tuaj te njerëzit me të cilët po flisni

“Është me të vërtetë e rëndësishme të jesh i fokusuar tek audienca, kur jemi shumë të përqendruar te vetja, atëherë vjen ankthi dhe humbasim lidhjen me të tjerët”. Të jesh i përqendruar te audienca do të thotë të jesh kurioz, të përmirësosh aftësitë e dëgjimit dhe të gjesh kohë për të reflektuar mbi atë që është e rëndësishme për njerëzit me të cilët po flisni, shton Abrahams. Për shembull, kur duket sikur po humbet vëmendjen e studentëve të tij, Abrahams ndalon dhe thotë: “Le të mendojmë se si ajo që sapo diskutuam mund të zbatohet menjëherë në jetën tuaj.” Në këtë mënyrë, thotë ai, “papritur, e bëj menjëherë të rëndësishme. Ne të gjithë mund ta bëjmë këtë.” Kur bëhet fjalë për të folur në publik, ai rekomandon të mësoni sa më shumë që të mundeni për audiencën tuaj paraprakisht dhe të zbuloni se çfarë është më e rëndësishme për ta. Kjo mund t’ju ndihmojë të shmangni humbjen e vëmendjes së tyre ndërsa futeni thellë në një temë që mund t’ju magjeps më shumë ju se sa ata.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0