Eksperti i Google po vjen në Kosovë: Mundësi që nuk duhet humbur - Business Magazine Albania

Eksperti i Google po vjen në Kosovë: Mundësi që nuk duhet humbur

Eksperti i Google po vjen në Kosovë: Mundësi që nuk duhet humbur

A keni dashur gjithmonë të dini për praktikat e kulturën e punës brenda kompanisë më me ndikim në teknologji, Google. Kompania globale është e njohur për kulturën e saj inovative të punës, fokusin në mirëqenien e punonjësve dhe angazhimin ndaj qëndrueshmërisë me afro 10 mijë punonjës.

Nga Shqipëria mund të udhëtoni për një samit që ia vlen dhe ju mund të jeni më afër përvojave të suksesshme të kësaj kompanie sepse këtë vit samiti global “PowerToHR” më 3 prill po ju sjell si folës kryesor Serkan Davecin që është një ndër figurat kryesore dhe udhëheqëse të HR-it në Google. Tema e tij mbi përvojën e gjatë ka të bëj mbi vlerën tonë dhe pasiguritë që mund të hasim sot në tregun e punës. Ju mund ta takoni nga afër dhe të shkëmbeni brengat dhe përvojat e juaja me të në mbrëmjen e organizuar nga “PowerToHR”.

Ta kuptojmë së bashku se kush është ai dhe çfarë do të sjell në “PowerToHR3”! Në vazhdim do të zbulojmë edhe emra të tjerë që do ta mbizotërojnë skenën me tema që e sfidojnë realitetin tonë! 

Serkan Deveci është një lider i lartë në fushën e burimeve njerëzore në Google, me mbi 15 vjet përvojë globale në planifikimin strategjik të fuqisë punëtore, menaxhimin e talenteve dhe ndërtimin e kulturës organizative dhe angazhimit të punonjësve. 

Si një folës kryesor me njohje globale, Serkan mban fjalime frymëzuese mbi të ardhmen e punës, efektivitetin e lidershipit, angazhimin e punonjësve dhe menaxhimin e ndryshimeve.

Me një kombinim unik të ekspertizës në biznes, lidership në shitje dhe burime njerëzore, Serkan është i përkushtuar në krijimin e një përvoje të angazhuar për punonjësit, ndërtimin e një kulture pozitive dhe nxitjen e suksesit organizativ.

Lexo edhe:Business Magazine Albania ju lidh më afër me samitin spektakular global “PowerToHR 3”

Ai në “PowerToHR3” do të fokusohet në Neuroshkencen e Angazhimit të Punonjësve dhe do të jap shembuj e zgjidhje praktike se si ta nxisim atë. Atë Serkan e cilëson si të domosdoshme dhe një temë që duhet kushtuar rëndësi që nga fazat e para për tërheqjen e talenteve dhe deri të mbajtja e tyre.

“Angazhimi i punonjësve nuk është thjesht një fjalë e bukur – është një domosdoshmëri strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në tërheqjen e talenteve më të mirë, rritjen e qëndrueshmërisë dhe suksesin organizativ?”, shprehet ai.

Një temë që është këtu për të na e ndryshuar ekosistemin e punës është padyshim Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi i saj pikërisht te njerëzit. Dhe Teknologjia dhe Njerëzit janë padyshim dy nga shtyllat ku fokusohet edhe ky edicion i samitit që po organizohet nga KosovaJob. 

“Të gjithë flasim për inteligjencën artificiale – jo vetëm si një trend, por si një mundësi e jashtëzakonshme për njerëzimin. Megjithatë, njerëzimi mbetet, dhe do të mbetet gjithmonë thelbësor. Prandaj, le të ndalemi për një moment nga biseda për trurin sintetik dhe të fokusohemi te inteligjenca natyrore – truri organik”, është shprehur ai. 

“PowerToHR 3” po vjen më 3 prill me tri skena paralele, 40 sesione inspiruese, tema që bashkojnë realitetet tona mes Teknologjisë, Njerëzve dhe Marketingut! Business Magazine Albania me këtë bashkëpunim ju mundëson ta merrni biletën tuaj me zbritje, me vetëm 79 Euro, një zbritje nga 120 Euro sa është çmimi i rregullt.

Bleje biletën tënde këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0